HomeNë fokus

Mustafi për herë të tretë këshilltar i Qeverisë së Kosovës, për herë të dytë i Kurtit

Ragmi Mustafi, ish-kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar, është emëruar sërish këshilltar i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për çështjet e Lu

Kuvendi i Serbisë ndryshoi Ligjin për Zgjedhjet Lokale, nënshkrimet verifikohen edhe nga Administrata Lokale
Shqiprim Arifi: Lugina të jetë çështje e Komunitetit Ndërkombëtar
Ekspozita “Gjamë” e Nagipt Tashit kryetemë në botën shqiptare të artit

Ragmi Mustafi, ish-kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar, është emëruar sërish këshilltar i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për çështjet e Luginës.

Ky është emërimi i tretë i Mustafit në një pozitë këshilltari në Qeverinë e Kosovës, ndërsa për herë të dytë ai do të jetë këshilltar i drejtpërdrejtë i kryeministrit Kurti. Në një periudhë të mëparshme, Mustafi ka shërbyer edhe si këshilltar i zëvendëskryeministrit të parë, Besnik Bislimi.

Mustafi aktualisht është kryetar i degës së Partisë për Veprim Demokratik (PVD) në Bujanoc dhe këshilltar komunal nga radhët e këtij subjekti. Ai ka qenë kandidat për kryetar të Komunës së Bujanocit, ndërsa në zgjedhjet e fundit ishte i rikandiduar edhe për kryetar të Këshillit Kombëtar Shqiptar.

Gjatë mandatit të tij në krye të Këshillit Kombëtar Shqiptar, Mustafi kishte nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi ndërmjet këtij institucioni dhe Qeverisë së Kosovës, përmes të cilit ishte formalizuar bashkëpunimi dhe mbështetja për Luginën.

Këto ditë, ai ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku është pjesë e delegacionit të kryeministrit Kurti.

COMMENTS