HomePolitikë

Përmbyllet takimi në Prishtinë i ftuar nga kryeministri Kurti me përfaqësuesit e Luginës

Pas më shumë se tre orësh diskutimesh, ka përfunduar në Prishtinë takimi i organizuar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, me përfaqësues të i

Ja sa para jepen për shpenzimet e rrugës
Këshilltarët shqiptarë të KK të Medvegjës demantojnë ish ministrin Martinoviq: Nuk jemi pjesë e pushtetit lokal
Studiuesit kanë zbuluar se ka tri variante të coronavirusit të ri, të përhapur në të gjithë botën

Pas më shumë se tre orësh diskutimesh, ka përfunduar në Prishtinë takimi i organizuar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, me përfaqësues të institucioneve dhe subjekteve politike nga Lugina.

FOLonline merr vesh se pjesëmarrësit, në parim, janë dakorduar rreth idesë për garim me një listë të përbashkët në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, ide kjo që ishte edhe propozimi i kryeministrit Kurti në këtë takim.

Sipas burimeve të FOLonline, konsultimet mes përfaqësuesve do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve në vijim, me qëllim të përmbylljes së këtij procesi dhe përcaktimit të modaliteteve të pjesëmarrjes së përbashkët në zgjedhje.

Në takim morën pjesë kryetari i KKSH-së, Enkel Rexhepi, kryetari i Bujanocit, Arbër Pajaziti, kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, deputeti popullor Shaip Kamberi, kryetari i APN-së, Visar Memeti, sekretari organizativ i PVD-së, Rahim Salihi, kryetari i LPD-së, Shqiprim Musliu, përfaqësuesi i PD-së, Sali Salihi, Agim Sabedini nga PDSH, Sami Salihu kryetar i LR, Armend Aliu nga Aleanca për Luginën dhe Naser Aziri nga UDSH.

Në takim ka qenë i pranishëm edhe këshilltari i kryeministrit Kurti për Luginën, Ragmi Mustafi.

COMMENTS