HomePolitikë

Përveç PVD-së askush tjetër se uron Kurtin

Kuvendi i Kosovës ka zgjedhur dje Qeverinë e re të Republikës së Kosovës, me Albin Kurtin në krye, duke i hapur rrugë formimit të institucioneve t

Arifi në ring me Shefatin
Humanizmi në vepër- vendosen ulëse në rrugën Tërnoc- Breznicë
Rrugët e kalueshme në Bujanoc

Kuvendi i Kosovës ka zgjedhur dje Qeverinë e re të Republikës së Kosovës, me Albin Kurtin në krye, duke i hapur rrugë formimit të institucioneve të reja pas procesit zgjedhor.

Por, përkundër rëndësisë që Kosova dhe zhvillimet politike në Prishtinë kanë për shqiptarët e Luginës së Preshevës, nga kjo trevë nuk ka pasur shumë reagime publike për rizgjedhjen e Kurtit.

Sipas asaj që ka mundur të evidentojë FOLonline, me përjashtim të PVD-së dhe disa prej përfaqësuesve të saj, askush tjetër nga Lugina nuk e ka uruar publikisht Albin Kurtin për zgjedhjen në postin e kryeministrit të Kosovës.

Kurtin e kanë uruar kryetari i PVD-së dhe deputeti në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, kryetarja e degës së PVD-së në Preshevë dhe kryetarja e kësaj komune, Ardita Sinani, kryetari i degës së PVD-së në Bujanoc dhe këshilltari i Kurtit, Ragmi Mustafi, si dhe kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Enkel Rexhepi.

Në urimin e tij, Shaip Kamberi i ka dëshiruar punë të mbarë Qeverisë së re të Kosovës, duke e lidhur mesazhin edhe me çështjen e Luginës.

“Urime Kryeministrit Albin Kurti për formimin e Qeverisë së re të Republikës së Kosovës.

Urime popullit të Kosovës për përmbylljen e procesit demokratik dhe për institucionet e reja.

Kosovës i uroj stabilitet, zhvillim, forcim të shtetit të së drejtës dhe suksese në rrugën e saj euroatlantike.

Qeverisë së re i uroj punë të mbarë dhe përgjegjësi në përmbushjen e pritjeve të qytetarëve dhe në mbrojtjen e interesave të Republikës së Kosovës dhe përkushtim ndaj Luginës së Preshevës”, ka shkruar Kamberi.

Ndërkohë, zgjedhja e Qeverisë së re të Kosovës dhe konstituimi i institucioneve nuk kanë kaluar pa kundërshtime nga opozita.

Partitë opozitare në Kosovë e kanë kontestuar mënyrën e konstituimit të Kuvendit dhe zgjedhjen e Qeverisë, ndërsa sot Partia Demokratike e Kosovës ka dorëzuar ankesë në Gjykatën Kushtetuese, duke kërkuar vlerësimin e kushtetutshmërisë së këtyre veprimeve.

COMMENTS