HomePolitikë

Rexhepi: Populizmi dhe nxitja e tensioneve nuk i shërbejnë askujt

Kryetari i Kuvendit Komunal të Bujanocit, Driton Rexhepi, ka reaguar ndaj deklaratave të disa liderëve të opozitës në Serbi lidhur me vizitën zyrt

Sot është “ Dita e romëve”, flamuri në ndërtesën e komunës, pritje dhe urim nga kryetari Pajaziti
Trajnim për shpëtimin e jetës në raste emergjente: “Stop the Bleed” sjell në Bujanoc  Gardën Kombëtare të Ohajos
Kamberi drekon me Ambasadorin e OSBE-së

Kryetari i Kuvendit Komunal të Bujanocit, Driton Rexhepi, ka reaguar ndaj deklaratave të disa liderëve të opozitës në Serbi lidhur me vizitën zyrtare të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, duke i cilësuar ato si populizëm politik dhe të dëmshme për marrëdhëniet ndëretnike.

Sipas Rexhepit, në vend të një qasjeje të përgjegjshme dhe demokratike, janë përdorur narrativa që, sipas tij, nxisin tensione dhe rrezikojnë harmoninë ndëretnike për interesa të politikës së brendshme.

Ai thekson se bashkëpunimi i shqiptarëve të Luginës me shtetin amë është i natyrshëm, historik dhe i bazuar në të drejta, njësoj si lidhjet që Serbia mban me popullin serb në rajon.

Rexhepi ka kritikuar edhe pretendimet për “shoqërime paramilitare”, duke i cilësuar ato si aventurizëm politik që, sipas tij, ka pasoja të drejtpërdrejta për qytetarët që jetojnë në Luginë.

Në reagimin e tij, ai kërkon që Lugina të mos përdoret për përfitime politike në Beograd dhe thekson se shqiptarët do t’i mbrojnë të drejtat e tyre përmes institucioneve dhe në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë. Ai u bën thirrje aktorëve politikë që shqiptarët t’i trajtojnë si partnerë të barabartë dhe të shmangin retorikën që rikthen politikat e së kaluarës.

COMMENTS