HomeShoqëri

Bujanoci përfiton 70 kanta dhe 50 kontejnerë të rinj për mbeturina

Kryetari i Komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, ka njoftuar se sot është nënshkruar kontrata me Ministrinë për Mbrojtjen e Mjedisit të Republikës

Shefja e re e Katedrës së Gjuhës Shqipe në takim tek Ambasadori Canaj
Fejtoni: Një tregim serbo-shqiptar: Brenda një nate shpërthime në qendër të Bujanocit dhe Preshevës  (pjesa 25)  
Fejtoni: Një tregim serbo-shqiptar: Kriza zhvendoset në Zonën e Sigurisë Tokësore (pjesa 22)

Kryetari i Komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, ka njoftuar se sot është nënshkruar kontrata me Ministrinë për Mbrojtjen e Mjedisit të Republikës së Serbisë për realizimin e një projekti të rëndësishëm në fushën e menaxhimit të mbeturinave.

Sipas tij, në kuadër të këtij projekti Komuna e Bujanocit do të pajiset me 70 kanta për mbeturina dhe 50 kontejnerë, të cilët pritet të kontribuojnë në përmirësimin e pastërtisë dhe mbrojtjes së mjedisit në territorin e komunës.

Pajaziti theksoi se investimi synon të përmirësojë infrastrukturën për menaxhimin e mbeturinave dhe të krijojë kushte për një mjedis më të pastër dhe më të rregullt për qytetarët e Bujanocit.

COMMENTS