Në ambientet e Shërbimit të Trupit Koordinues të Qeverisë së Serbisë për komunat e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, në Bujanoc u mbajt ceremoni

Në ambientet e Shërbimit të Trupit Koordinues të Qeverisë së Serbisë për komunat e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, në Bujanoc u mbajt ceremonia e ndarjes së kontratave për shoqatat qytetare që fituan mjete në kuadër të konkursit publik për financimin e projekteve me interes publik gjatë vitit 2026.
Kontratat u dorëzuan nga ushtruesi i detyrës së drejtorit të Shërbimit të Trupit Koordinues, Nenad Mitroviq, i cili theksoi rëndësinë e shoqatave qytetare si partnerë të rëndësishëm në zhvillimin e komuniteteve lokale dhe përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve.
Sipas tij, mbështetja për shoqatat përfaqëson investim në njerëz, dije dhe bashkëpunim, ndërsa projektet e përkrahura pritet të kontribuojnë në forcimin e bashkëpunimit ndëretnik, zhvillimin e jetës kulturore dhe krijimin e mundësive të reja për arsimim dhe lidhje mes qytetarëve.
Në bazë të konkursit publik, të drejtën për financim e fituan gjithsej 11 shoqata qytetare, prej të cilave katër janë nga Bujanoci, katër nga Presheva, dy nga Vranja dhe një nga Medvegja.
Mjetet janë ndarë për realizimin e projekteve që synojnë forcimin e interkulturalitetit dhe dialogut ndërkulturor, përmirësimin e jetës kulturore të grupeve të ndjeshme shoqërore, si dhe programe të arsimit joformal që nxisin mësimin e gjuhës amtare dhe të gjuhës serbe si gjuhë jomamtare.
Shërbimi i Trupit Koordinues vlerëson se realizimi i këtyre projekteve do të ndikojë në përmirësimin e kushteve të jetesës, rritjen e përfshirjes së grupeve të ndjeshme dhe forcimin e bashkëpunimit ndërmjet komuniteteve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.
Burimi: Shërbimi i Trupit Koordinues i Qeverisë së Serbisë për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.
COMMENTS