HomeShoqëri

Nis ndërtimi i urës që lidh Novosellën, Suharrnën dhe Zarbincën

Kanë nisur punimet për ndërtimin e urës që do të lidhë fshatrat Novosellë dhe Suharrnë me Zarbincën, një projekt i cili kishte mbetur i pazbatuar

Cakaj në aksion diplomatik, prioritet Lugina
Miratohet Projektligji për të Drejtat Pronësore të Shtetasve të Huaj, i mundësohet qytetarëve të Luginës të bëhen pronarë të paluajtshmërive në Republikën e Kosovës
MBAHET PANAIRI I GJASHTË NDËRKOMBËTAR I BLETARËVE NË BUJANOC

Kanë nisur punimet për ndërtimin e urës që do të lidhë fshatrat Novosellë dhe Suharrnë me Zarbincën, një projekt i cili kishte mbetur i pazbatuar që nga viti 2003.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, i cili theksoi se realizimi i këtij projekti do të lehtësojë dukshëm qarkullimin e banorëve të kësaj ane, veçanërisht gjatë reshjeve të shiut kur banorët shpeshherë kanë mbetur të izoluar dhe pa mundësi lëvizjeje.

Sipas tij, komuna po vazhdon me realizimin e projekteve konkrete infrastrukturore, duke zgjidhur probleme që kanë mbetur pezull për shumë vite.

“Ky është një projekt që ka qëndruar në sirtarët e komunës që nga viti 2003 dhe sot më në fund po bëhet realitet”, ka deklaruar Pajaziti.

COMMENTS