U.d. e presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas publikimit të vërejtjeve përfundimtare të Komitetit të OKB-së për Eliminimin e Diskri
U.d. e presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas publikimit të vërejtjeve përfundimtare të Komitetit të OKB-së për Eliminimin e Diskriminimit Racor (CERD) ndaj Serbisë, duke theksuar se ato konfirmojnë shqetësimet e ngritura prej vitesh nga shqiptarët në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.
Sipas saj, gjetjet e CERD-it përforcojnë qëndrimin institucional të Kosovës lidhur me trajtimin e shqiptarëve në Luginë, ndërsa kujtoi se Kuvendi i Kosovës më 24 prill 2026 ka miratuar rezolutë për avancimin e përkujdesjes institucionale ndaj shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.
Haxhiu theksoi se pasivizimi i adresave përbën diskriminim dhe cenim të pranisë juridike të qytetarëve, duke sjellë pasoja direkte në mohimin e dokumenteve personale, shërbimeve publike dhe sigurisë juridike.
“Ato duhet të jenë pjesë e qartë e dialogut politik, e monitorimit ndërkombëtar dhe e çdo procesi ku matet sundimi i ligjit dhe trajtimi i pakicave”, ka deklaruar ajo.
Në reagimin e saj, Haxhiu u ka bërë thirrje partnerëve ndërkombëtarë, mekanizmave të OKB-së, Bashkimi Evropian, OSBE dhe Këshilli i Evropës që këtë çështje ta trajtojnë me prioritet dhe të kërkojnë nga Serbia zbatimin e plotë të rekomandimeve të CERD-it.
Ajo shtoi se të drejtat e shqiptarëve në Luginë nuk duhet të mbeten në margjinat e raporteve ndërkombëtare, por të jenë pjesë aktive e diskutimeve politike dhe proceseve që lidhen me sundimin e ligjit dhe mbrojtjen e të drejtave të pakicave.

COMMENTS