HomeAktuale

Rexhepi: Ministri e pranoi fajësinë përmes deklaratës zyrtare

Kubë reagim i kryetarit të KKSH Enkel Rexhepi ndaj deklaratës së ministrit Demo Berisha lidhur me fondin e Kosovës : Demo Berisha në një deklarat

Vizita e Ambasadorit të Shqipërisë, Bardhyl Canaj, në Luginë
Çka fitoi Lugina nga takimi i dy qeverive?
Dy dekadat e LPD-së

Kubë reagim i kryetarit të KKSH Enkel Rexhepi ndaj deklaratës së ministrit Demo Berisha lidhur me fondin e Kosovës :

Demo Berisha në një deklaratë zyrtare ne faqen e Ministrisë që kontrollon, e pranoi qartë se është ai që qëndron prapa bllokimit të mjeteve.

(Shikoje foton më poshtë)

Madje, në të njëjtën deklaratë ai konfirmoi se problemi nuk është as dokumentacioni dhe as ndonjë shkelje ligjore. Pra, nuk po vihet në pikëpyetje mënyra e përdorimit të mjeteve, por vet fakti që ato vijnë nga institucionet e Kosovës.

Me këtë, ai pa dashje po u jep përgjigje edhe shumë shpifjeve dhe dyshimeve që janë përhapur në Luginë. Mjetet nuk janë keqpërdorur. Ato janë kthyer nga ai dhe Qeveria serbe, veç se janë nga Republika e Kosovës!

Problemi i tij është i qartë:

i pengon Kosova,

i pengon zhvillimi,

dhe synimi është të vendosë nën kontroll Këshillin Kombëtr Shqiptar përmes njerëzve që i ka blerë në Luginë.

Ajo që e bën situatën edhe më të rëndë është fakti që disa portale dhe media shqiptare nga Lugina po e përcjellin narrativën e tij shpifëse tek qytetarët.

Ndërkohë që vet ai thotë se mjetet po kthehen për shkak të burimit të tyre, disa media, në vend që ta denoncojnë këtë si diskriminim, po e shpërndajnë këtë logjikë në opinionin shqiptar.

Kjo nuk duhet të ndodhë.

Nuk duhet të ketë asnjë interes, asnjë përfitim dhe asnjë arsye që të normalizohet një qasje e tillë nga vet shqiptarët e Luginës!

Prandaj, ftoj të gjitha mediat e portalet dhe të gjithë akterët shqiptarë në Luginë që të tregohen të kujdesshëm dhe të përgjegjshëm, sepse me apo pa vetëdije, po bien në një narrativë që synon të delegjitimojë fondin e Kosovës për Luginën dhe vet praninë e Kosovës në këtë rajon.

COMMENTS