HomeShoqëri

Aksioni i dhurimit të gjakut, pjesëmarrës edhe kryetari Pajaziti

  Kryetari i komunës, Arbër Pajaziti, i është bashkuar sot aksionit vullnetar për dhurimin e gjakut, i organizuar me moton “Dhuro gjak, shpëto

OSBE dhe UNHCR përkrahin vendimin e KK të Bujanocit
Takimi,Sinani-Lutfiu: Bashkëkoordinimi ndërinstitucional është i domosdoshëm
Pajaziti: Levent Qazimi personaliteti më i duhur për unifikimin e shqiptarëve

 

Kryetari i komunës, Arbër Pajaziti, i është bashkuar sot aksionit vullnetar për dhurimin e gjakut, i organizuar me moton “Dhuro gjak, shpëto jetë”.

Pajaziti ka vlerësuar këtë nismë si një akt humanizmi, solidariteti dhe përgjegjësie qytetare, duke theksuar se çdo kontribut, sado i vogël, mund të ketë rëndësi të madhe për ata që kanë nevojë në momentet më të vështira.

Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që kanë mundësi t’u bashkëngjiten aksioneve të tilla edhe në të ardhmen, pasi me një veprim të thjeshtë mund të shpëtohen jetë njerëzish.

Në fund, kryetari ka falënderuar organizatorët dhe pjesëmarrësit për angazhimin dhe shembullin pozitiv që po japin për komunitetin.

COMMENTS