HomeShoqëri

Studiuese nga Shqipëria vizituan Ambasadën shqiptare në Beograd, në fokus bashkëpunimi akademik

Ambasada e Shqipërisë në Beograd ka mirëpritur sot tri studiueset e reja të doktoraturës në Universitetin e Elbasanit, programi “Doktoratë në Alba

Mysafirët nga Bosilegradi nuk shfaqen: Tërnoci- Mlladost 3:0 r.z.
Nagip Arifi: Ky është një veprim patriotik ndaj Luginës
Arifi dhe Musliu për homazhe nê Prekaz

Ambasada e Shqipërisë në Beograd ka mirëpritur sot tri studiueset e reja të doktoraturës në Universitetin e Elbasanit, programi “Doktoratë në Albanologji”, Brunilda Ozuni, Denisa Panxhi dhe Adelina Laçi.

Sipas njoftimit zyrtar, vizita e tyre është realizuar në kuadër të projektit Erasmus+ dhe bashkëpunimit ndërmjet Universitetit të Elbasanit dhe Universitetit të Beogradit, përkatësisht Fakultetit të Filologjisë, dega “Albanologji”.

Gjatë qëndrimit në Beograd, studiueset nga Shqipëria kanë prezantuar punën e tyre kërkimore dhe kanë ndarë përvojën akademike me studentët që ndjekin studimet në degën e Albanologjisë në Universitetin e Beogradit.

Në bashkëbisedimin me ambasadorin Bardhyl Canaj është diskutuar edhe mbi programet e shkëmbimeve studimore në kuadër të projekteve të ndryshme rajonale dhe evropiane.

Me këtë rast, ambasadori Canaj ka theksuar rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet universiteteve, si dhe ka veçuar angazhimin e fundit të Universitetit të Elbasanit për ofrimin e 20 bursave për studentët nga Lugina e Preshevës.

COMMENTS