Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Beograd, Bardhyl Canaj, zhvilloi një takim me Aleksandar Jakovljević, drejtues i Bordit të Harvard Club o

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Beograd, Bardhyl Canaj, zhvilloi një takim me Aleksandar Jakovljević, drejtues i Bordit të Harvard Club of Serbia, në prag të vizitës në Shqipëri të rreth 50 studentëve dhe alumni-ve të Harvard University dhe Massachusetts Institute of Technology (MIT).
Sipas njoftimit të Ambasadës së Shqipërisë në Beograd, studentët pjesëmarrës vijnë nga vende të ndryshme të Azisë, Afrikës, Amerikës së Veriut dhe Jugut, si dhe nga shtetet e Bashkimit Evropian.
Kjo është vizita e katërt që ky klub studentësh organizon në Shqipëri, ndërsa gjatë qëndrimit delegacioni do të zhvillojë takime me përfaqësues të lartë institucionalë, përfshirë Kryetarin e Kuvendit, Ministrin e Mbrojtjes, Ministren e Shtetit për Parlamentin, si dhe me përfaqësues të institucioneve të tjera dhe qarqeve akademike.
Programi i vizitës përfshin gjithashtu ndalesa në disa qytete të vendit, si Tirana, Vlora, Shkodra, Lezha dhe Himara, në kuadër të nismës “Balkan Track 4.0”.
COMMENTS