HomeNë fokus

Kryediplomati Hoxha: Prioritet imi çështja e shqiptarëve të Luginës

Ministri për Evropë dhe Punët e Jashtme i Republikës së Shqipërisë, Ferit Hoxha, ka zhvilluar një takim kortezie me ambasadorin e Serbisë në Tiran

Gjirokastritët po qëndrojnë në Bujanoc
Arifi tek ministri kosovar i shëndetësisë
Përfaqësuesit e Britanisë së Madhe në Bujanoc dhe Preshevë, takojnë Pajazitin dhe Sinanin

Ministri për Evropë dhe Punët e Jashtme i Republikës së Shqipërisë, Ferit Hoxha, ka zhvilluar një takim kortezie me ambasadorin e Serbisë në Tiranë, Slobodan Vukçeviq, ku në fokus të diskutimit kanë qenë marrëdhëniet dypalëshe dhe bashkëpunimi rajonal.

Në një postim në platformën X, ministri Hoxha ka theksuar se gjatë takimit është diskutuar për forcimin e bashkëpunimit ekonomik, dialogun konstruktiv dhe rëndësinë e stabilitetit në rajonin e Ballkani Perëndimor.

Megjithatë, sipas njoftimit, theks i veçantë i është kushtuar çështjes së të drejtave të shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Ministri ka nënvizuar nevojën që këto të drejta të respektohen plotësisht dhe të zbatohen në praktikë, në përputhje me ligjet në fuqi dhe standardet ndërkombëtare, duke theksuar njëkohësisht rëndësinë e zhvillimit socio-ekonomik gjithëpërfshirës për këto zona.

Ai ka bërë të ditur se kjo çështje mbetet një nga prioritetet e tij, duke e konsideruar trajtimin konstruktiv të saj si thelbësor për ndërtimin e besimit dhe forcimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore në rajon.

COMMENTS