HomeNë fokus

Ambasadori Canaj takohet me Kreun e ri të Misionit të OSBE-së në Serbi

Ambasadori i Shqipërisë në Beograd, Bardhyl Canaj, zhvilloi sot një takim zyrtar me Kreun e ri të Misionit të OSBE-së në Serbi, Ambasadorin Marcel

Skandaloze: Dëmtohet parku në Tërnoc
Musliu takohet me Ali Ahmetin
I arrestuari në Bujanoc është nga Podujeva?

Ambasadori i Shqipërisë në Beograd, Bardhyl Canaj, zhvilloi sot një takim zyrtar me Kreun e ri të Misionit të OSBE-së në Serbi, Ambasadorin Marcel Peško.

Sipas njoftimit të Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Beograd, gjatë takimit, dy ambasadorët shkëmbyen mendime mbi bashkëpunimin e deritanishëm mes palëve, duke e vlerësuar atë si frytdhënës, si dhe diskutuan mundësitë konkrete për thellimin e bashkëpunimit në të ardhmen.

Një vëmendje e veçantë iu kushtua situatës dhe problematikave me të cilat përballet minoriteti shqiptar në Serbi. Në këtë kuadër, u theksua rëndësia e respektimit të plotë të të drejtave të shqiptarëve, në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe angazhimet e OSBE-së në fushën e të drejtave të njeriut dhe të pakicave.

Takimi konfirmoi angazhimin e përbashkët për dialog dhe bashkëpunim institucional në funksion të përmirësimit të pozitës së minoriteteve dhe forcimit të stabilitetit demokratik në Serbi.

COMMENTS