Douglas Owusu drejt Crvena Zvezdës – transfer rekord që mbush arkën e Radnikut Transferimi i Douglas Owusu nga FK Radnik i Surdulicës te FK Crv

Douglas Owusu drejt Crvena Zvezdës – transfer rekord që mbush arkën e Radnikut
Transferimi i Douglas Owusu nga FK Radnik i Surdulicës te FK Crvena Zvezda ka thyer të gjitha rekordet në Superligën e Serbisë. Sipas raportimeve të SportKlub, kampioni serb do të paguajë plot 2.5 milionë euro për shërbimet e sulmuesit anësor, duke e bërë këtë transferimin më të shtrenjtë mes klubeve serbe ndonjëherë.
Owusu, 19 vjeç, futbollist nga Gana, ka qenë pjesë e Radnikut për dy vite me radhë dhe pikërisht nga Surdulica nis hapi më i madh i karrierës së tij. Ky transfer, përveç rëndësisë sportive, ka një peshë të jashtëzakonshme financiare, pasi mbush ndjeshëm arkën e Radnikut, një klub i vogël që përmes këtij biznesi realizon fitimin më të madh në historinë e tij.
Me këtë marrëveshje, Owusu pritet të nënshkruajë kontratë tre vjeçare e gjysmë me Crvena Zvezdën. Rekordi i mëparshëm i transferimeve mes klubeve serbe mbahej po ashtu nga klubi nga Beogradi, i cili kishte blerë Uroš Sremčević nga Mladost e Luçanit për 2 milionë euro.
Ky transfer është dëshmi se puna me lojtarë të rinj dhe zhvillimi i talenteve mund të sjellë jo vetëm rezultate sportive, por edhe përfitime të mëdha financiare, duke e vendosur Radnikun e Surdulicës në hartën e transfereve rekord të futbollit serb.
COMMENTS