HomeAktuale

Kryetari i tanishëm dhe ish drejtuesi i KKSH para Gjykatës Ekonomike të Leskovcit

Ish-kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafi, ka reaguar publikisht pas daljes nga Gjykata Ekonomike në Leskovc, ku po zhvillohet një

Konkluzionet e Sh.K.S.J. në Preshevë
Trupi Kordinues shpall konkurs për ndërmarrësit
Varroset me nderime Rexhep Rexhepi, veteran i arsimit nga Bujanoci  

Ish-kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafi, ka reaguar publikisht pas daljes nga Gjykata Ekonomike në Leskovc, ku po zhvillohet një proces gjyqësor që përfshin atë dhe kryetarin aktual të KKSH-së, Enkel Rexhepi.

Në një postim publik, Mustafi thekson se ndjekja gjyqësore ndaj tij vazhdon edhe pse mandati i tij ka përfunduar prej tre vitesh, ndërsa ndaj kryetarit aktual, siç shprehet ai, procesi ka nisur që në vitin e parë të mandatit.

“Kësaj radhe me administratën tatimore”, shkruan Mustafi, duke shtuar se rezultati i këtyre proceseve është i parashikueshëm. Sipas tij, raporti në vendimet institucionale është “100 me 0 – gjithmonë për shtetin, gjithmonë kundër shqiptarëve”.

Në reagimin e tij, ish-kryetari i KKSH-së rikujton edhe një proces tjetër institucional, duke theksuar se prej shtatë vitesh ndodhet në procedurë në Gjykatën Kushtetuese në një çështje që lidhet me Aleksandar Vulinin.

“Shtatë vjet ‘procedurë’, shtatë vjet ‘do të shqyrtohet’, shtatë vjet provë se në Serbi, drejtësia nuk vonohet – refuzohet e telekomandohet”, shkruan Mustafi.

 

COMMENTS