HomeShoqëri

Ambasadori i ri i OSBE-së në Serbi, Marcel Peško, takim me gazetarët nga jugu i Serbisë

Ambasadori i ri i OSBE-së në Serbi, diplomati sllovak Marcel Peško, zhvilloi sot një takim me gazetarë dhe përfaqësues të mediave nga jugu i Serbi

Ja sa para jepen për shpenzimet e rrugës
Parashkollorët e Tërnocit i gëzohen këndit të ri të lodrave
𝐊𝐞̈𝐬𝐡𝐢𝐥𝐥𝐢 𝐊𝐨𝐦𝐛𝐞̈𝐭𝐚𝐫 𝐒𝐡𝐪𝐢𝐩𝐭𝐚𝐫 𝐧𝐮𝐤 𝐝𝐨 𝐭𝐞̈ 𝐦𝐚𝐫𝐫𝐞̈ 𝐩𝐣𝐞𝐬𝐞̈ 𝐧𝐞̈ 𝐭𝐚𝐤𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝐫𝐚𝐝𝐡𝐞̈𝐬 𝐦𝐞 𝐌𝐢𝐧𝐢𝐬𝐭𝐫𝐢𝐧𝐞̈ 𝐩𝐞̈𝐫 𝐭𝐞̈ 𝐃𝐫𝐞𝐣𝐭𝐚𝐭 𝐞 𝐍𝐣𝐞𝐫𝐢𝐮𝐭, 𝐏𝐚𝐤𝐢𝐜𝐚𝐯𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐃𝐢𝐚𝐥𝐨𝐠𝐮𝐧 𝐒𝐨𝐜𝐢𝐚𝐥

Ambasadori i ri i OSBE-së në Serbi, diplomati sllovak Marcel Peško, zhvilloi sot një takim me gazetarë dhe përfaqësues të mediave nga jugu i Serbisë, ku u diskutuan sfidat dhe nevojat e komunitetit mediatik në këtë rajon.

Në fokus të bisedës ishte roli i mediave në shoqëri, pengesat me të cilat përballen gazetarët në terren, mungesa e resurseve teknike, nevoja për trajnime profesionale, si dhe çështja e qëndrueshmërisë financiare të mediave lokale. Gazetarët theksuan se përmirësimi i kushteve të punës është kyç për një informim të pavarur dhe cilësor.

Një pjesë e rëndësishme e takimit iu kushtua edhe zhvillimeve politike në rajon dhe pozitës së pakicave kombëtare, veçanërisht asaj shqiptare në Luginën e Preshevës. U theksua se mediat kanë rol të rëndësishëm në reflektimin e realitetit në terren dhe në ngritjen e zërit për çështjet që prekin komunitetet lokale.

Ambasadori Peško theksoi se OSBE do të vazhdojë të angazhohet në përmirësimin e pozitës së gazetarëve, mbështetjen e mediave lokale dhe forcimin e standardeve profesionale. Ai shtoi se misioni i OSBE-së mbetet i përkushtuar në promovimin e lirisë së medias, dialogut dhe të drejtave të njeriut në të gjithë vendin.

 

 

COMMENTS