HomeNë fokus

Takim i Kryetarit Pajaziti me përfaqësuesin politik të BE-së

Kryetari i Komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, ka zhvilluar sot një takim pune me shefin e Seksionit Politik të Misionit të Bashkimit Evropian n

Inicohet projekti “Hambari i Luginës”, prezent edhe kryetari Pajaziti
APN grumbullon nënshkrime për Parlamentaret, Pajaziti bënë thirrje për përkrahje masive
Sinani takim me drejtorët ku për themelues është komuna

Kryetari i Komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, ka zhvilluar sot një takim pune me shefin e Seksionit Politik të Misionit të Bashkimit Evropian në Serbi, Çrtomir Peter Fishinger.

Gjatë bisedës, Kryetari Pajaziti e falënderoi për mbështetjen që BE ka dhënë deri më tani për komunën, përmes projekteve konkrete që kanë ndikuar drejtpërdrejt në përmirësimin e jetës së qytetarëve. Palët diskutuan edhe për mundësitë e reja që hapen përmes fondeve IPA dhe programeve tjera evropiane të zhvillimit lokal.

Pajaziti theksoi se stabiliteti politik dhe bashkëpunimi institucional janë parakusht për vazhdimin e projekteve, si dhe nënvizoi synimin e komunës për të avancuar në proceset integruese drejt BE-së. Ai ritheksoi se ky proces nuk mund të ecë përpara pa përmirësimin e pozitës së pakicave dhe respektimin e standardeve evropiane.

Në takim u diskutua hapur edhe për sfidat që mbeten ende të pazgjidhura, si çështja e pasivizimit të adresave dhe njohja e diplomave. Kryetari Pajaziti kërkoi që përfaqësuesit e BE-së të angazhohen më fuqishëm tek institucionet qendrore për shtyrjen përpara të këtyre çështjeve.

Të dy palët u pajtuan se respektimi i plotë i të drejtave të pakicave është thelbësor për një proces të vërtetë integrimi evropian dhe për garantimin e barazisë për të gjithë qytetarët.

Takimi u vlerësua si mjaft konstruktiv, duke hapur mundësi të reja për bashkëpunim dhe projekte që pritet të sjellin përfitime të drejtpërdrejta për komunën e Bujanocit.

COMMENTS