HomePolitikë

Kamberi: Qeveria e Serbisë vazhdon të heshtë ndaj kërkesave tona ligjore

Deputeti Shaip Kamberi ka reaguar sërish ndaj, siç thotë ai, heshtjes së Qeverisë së Serbisë ndaj kërkesave dhe iniciativave të paraqitura nga për

Ka skaduar afati: 17 lista për zgjedhjet parlamentare, 8 kandidatë për president
Fejtoni: Një tregim serbo-shqiptar: Shkuan për karburante dhe nuk u kthyen më (pjesa 26)  
Kujdes se si vozitni nga dita e nesërme në Bujanoc!

Deputeti Shaip Kamberi ka reaguar sërish ndaj, siç thotë ai, heshtjes së Qeverisë së Serbisë ndaj kërkesave dhe iniciativave të paraqitura nga përfaqësuesit politikë shqiptarë.

Ai, bashkë me deputetët e SDA-së, ka adresuar një sërë pyetjesh dhe iniciativash që kanë për qëllim përmirësimin e pozitës së komuniteteve pakicë. Megjithatë, Qeveria nuk ka dhënë asnjë përgjigje, ndonëse është e obliguar me ligj ta bëjë këtë.

Ai thekson se nuk ka pasur asnjë përgjigje lidhur me:

  • Krijimin e Fondit për Zhvillimin e Luginës së Preshevës prej 10 milionë eurosh,
  • Programin e Veçantë për Policinë Multietnike në Luginë dhe Sanxhak,
  • Iniciativën për pajisjen e Komunës së Preshevës me tabela të veta,
    si dhe për bllokimin e ndihmave të dedikuara për rajonin.

Kamberi thotë se kjo qasje përbën shpërfillje të hapur të detyrimeve ligjore të Qeverisë.

Në seancën e sotme parlamentare, ai i ka drejtuar Kryeministrit të Serbisë pyetjen kryesore:

“Pse Qeveria e Serbisë po e bllokon Fondin e Republikës së Kosovës të dedikuar shqiptarëve të Luginës?”

Sipas tij, kjo heshtje dhe bllokim institucional po dëmton drejtpërdrejt komunitetin shqiptar në Luginë të Preshevës.

COMMENTS