HomeAktuale

Seanca e KK të Bujanocit fillon me tri orë vonesë

Seanca e radhës e Kuvendit Komunal të Bujanocit, e cila ishte paraparë të nisë në orën 10:00, ka filluar vetëm pas orës 13:00. Pushteti vonesën e

Ndahen mandatet e këshilltarëve në Kuvendin Komunal të Bujanocit, fillon ecja e afatit për zgjedhjen e institucioneve të reja (dokument)
Reagim: Vuçiq t’i ndalë thirrjet për përsëritjen e gjenocidit ndaj boshnjakëve
Vendimet që u sollën në Këshillin Komunal të Preshevës

Seanca e radhës e Kuvendit Komunal të Bujanocit, e cila ishte paraparë të nisë në orën 10:00, ka filluar vetëm pas orës 13:00. Pushteti vonesën e ka arsyetuar me “probleme teknike”, konkretisht me defektet në sistemin e mikrofonëve.

Ndërkohë, opozita e ka kundërshtuar këtë arsyetim, duke thënë se problemi i vërtetë ka qenë mungesa e shumicës së nevojshme për mbajtjen e seancës. Sipas tyre, nga 21 këshilltarë që duhen të jenë të pranishëm për shumicën, në sallë ishin vetëm 20.

Përfaqësues të opozitës theksuan se mungesa e dy këshilltarëve romë nuk ishte e rastësishme, por pjesë e “shantazheve dhe presioneve politike” brenda shumicës qeverisëse.

Debati për vonesën ka zgjatur para fillimit të seancës, ndërsa opozita ka kërkuar që pushteti të sqarojë publikisht arsyet reale të mosfunksionimit të shumicës dhe situatën e krijuar me këshilltarët mungues.

COMMENTS