HomeNë fokus

Ambasadori Canaj takohet me sekretaren shtetërore të MPJ-së

Sekretarja e shtetit në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës së Serbisë, Nevena Jovanoviq, është takuar sot me ambasadorin e Republikës së

Vizitë muzeut dhe „gurëve të buajve“
KAMBERI: E PREMTJA ËSHTË REFERENDUM KUNDËR POLITIKËS SHTETËRORE TË FSHIRJES SË SHQIPTARËVE
21 vjet UÇPMB

Sekretarja e shtetit në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës së Serbisë, Nevena Jovanoviq, është takuar sot me ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Serbi, Bardhyl Canaj.

Në një bisedë të hapur dhe konstruktive, bashkëbiseduesit vlerësuan se ekziston hapësirë për përmirësimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë, si dhe për forcimin e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët.

Ata u ndalën gjithashtu te përvojat pozitive të bashkëpunimit brenda nismës “Ballkani i Hapur”, si dhe te panairi ndërkombëtar “Vizioni i Verës”, i cili do të mbahet javën e ardhshme në Beograd.

U theksua se ky manifestim, si një ndër më të mëdhenjtë në këtë pjesë të Evropës, përbën një mundësi të mirë për promovimin e potencialeve rajonale dhe për lidhjen e aktorëve ekonomikë nga Serbia dhe Shqipëria.

Sekretarja e shtetit Jovanoviq dhe ambasadori Canaj shprehën pritjen që periudha e ardhshme të sjellë mundësi të reja për zhvillimin e dialogut politik dhe për realizimin e projekteve konkrete të bashkëpunimit.

Burimi: MPJ e R. së Serbisë

COMMENTS