HomeKulturë

Promovohen dy libra në Luginë

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Enkel Rexhepi, ka marrë pjesë sot në promovimin e librit “Takimi me shpirtin” të autorit Hamim Çilafi dhe

Koalicioni për zgjedhjet parlamentare i ngjashëm me atë në Bujanoc
Kamberi i reagon shumë ashpër Vuçiqit: I’a përmend edhe deklaratën për vrasjen e 100 boshanjakëve
20 vjet nga ofenziva e madhe e UÇPMB-së

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Enkel Rexhepi, ka marrë pjesë sot në promovimin e librit “Takimi me shpirtin” të autorit Hamim Çilafi dhe të “Doracakut për të Drejtat e Shqiptarëve në Luginën e Preshevës”, botim i Institutit Demokratik “Mozaik”.

Ky aktivitet u mbajt në kuadër të programit kulturor “Nëntor Lugine”, me mbështetje të Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit të Republikës së Shqipërisë, nën monitorimin e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Beograd dhe me përkrahjen e Këshillit Kombëtar Shqiptar, ndërsa organizator ishte Shtëpia Botuese “Zëri i Luginës”.

Rexhepi vlerësoi këtë ngjarje si një moment domethënës për zhvillimin e kulturës dhe mendimit shqiptar në Luginë, duke e cilësuar si “një ditë të bukur për kulturën dhe mendimin shqiptar në Luginë”.

COMMENTS