HomeUncategorized

Mustafit ia ngatërrojnë emrin dhe postin

Në Gjykatën Ekonomike të Leskocit është shtyrë seanca gjyqësore ndaj Ragmi Mustafit, ish-kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar dhe kryetar i degës

Muzikantët e Luginës nuk do t’i japin para restoranteve të dasmave, paralajmërojnë se mund edhe t’i bojkotojnë
Tërnoci mysafir në Çekmin
Drejtuesit e Lidhjes së Sporteve të Serbisë vizitojnë Bujanocin

Në Gjykatën Ekonomike të Leskocit është shtyrë seanca gjyqësore ndaj Ragmi Mustafit, ish-kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar dhe kryetar i degës së PVD-së në Bujanoc.

Mustafi ka bërë të ditur se seanca është shtyrë pasi në aktakuzë janë vërejtur dy gabime të konsiderueshme: në dokument ai vazhdon të figurojë si kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar, ndonëse mandatin e ka përfunduar në dhjetor të vitit 2022, dhe është ngatërruar me Ragmi Mustafën tjetër – zëvendëskryetar i Komunës së Preshevës dhe kryetar i PDSH-së.

Në reagimin e tij publik, Mustafi ka theksuar se proceset gjyqësore ndaj shqiptarëve në Luginën e Preshevës janë më shumë politike sesa ligjore, duke shërbyer si mjet presioni ndaj aktivistëve dhe kritikëve të pushtetit. Ai ka kujtuar se që nga përfundimi i mandatit të tij, është përballur pesë herë me gjykatat në qytete të ndryshme të Serbisë.

“Kur nuk arrijnë të të ndëshkojnë për mendimin tënd, të ndëshkojnë për ekzistencën tënde. Kur nuk mund të të heshtin, përpiqen të të fshijnë,” ka deklaruar Mustafi, duke shtuar se do të vazhdojë të qëndrojë dhe të flasë përballë padrejtësive.

Postimi i plotë i Mustafit:

https://www.facebook.com/share/1BUd9n9DZa/

 

 

COMMENTS