HomeShoqëri

Rrugë njëkahore për qarkullim më të rregullt në Bujanoc

Në qytetin e Bujanocit këto ditë janë vendosur shenjat e reja të rrugëve njëkahore, si pjesë e masave të ndërmarra nga komuna për lehtësimin e qar

Diaspora shqiptare në Itali ngre zërin  për Luginën e Preshevës (foto & video)
Së shpejti konkursi për instruktorë të regjistrimit të popullsisë, si do të veprojnë shqiptarët?
Shqiprim Arifi në parlamentin belg

Në qytetin e Bujanocit këto ditë janë vendosur shenjat e reja të rrugëve njëkahore, si pjesë e masave të ndërmarra nga komuna për lehtësimin e qarkullimit dhe rritjen e sigurisë në komunikacion.

Kryetari i Komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, tha se këto ndryshime janë bërë me qëllim që qarkullimi në qytet të jetë më i rregullt dhe më i sigurt për të gjithë pjesëmarrësit. Ai gjithashtu falënderoi qytetarët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin në zbatimin e masave të reja.

Në ditët në vijim do të pasojnë edhe punimet për sinjalizimin horizontal, në mënyrë që qarkullimi të jetë sa më i qartë dhe i sigurt për këmbësorët dhe shoferët.

COMMENTS