HomeEditorial

FJALA E REDAKTORIT: Diplomati i heshtur

Pse ka më shumë Shqipëri në Luginë? Dy të rinj nga Lugina, Edini dhe Besari, këtë verë zgjodhën një gjest të thjeshtë, por me peshë të madhe si

Bisedimet në Bruksel përfundojnë pa marrëveshje, Serbia refuzon të diskutojë për fondin e bujqve nga Lugina
Zgjedhjet në Tërrnoc më 23 qershor (e enjte)
Pajaziti: Sa më afër zgjedhjet, në modë Fake profilet

Pse ka më shumë Shqipëri në Luginë?

Dy të rinj nga Lugina, Edini dhe Besari, këtë verë zgjodhën një gjest të thjeshtë, por me peshë të madhe simbolike: i dorëzuan një mirënjohje Ambasadorit të Shqipërisë në Beograd, Sh.T.. Bardhyl Canaj.
“Bashkë me Besarin, ia dhuruam një dhuratë simbolike për kontributin e çmuar Ambasadorit. Unë përfundova me sukses vitin e parë në Elbasan, ndërsa Besari vitin e dytë në Gjirokastër, dhe shkollimin e lartë po e kryejmë pa kosto financiare. Shqipëri ❤️” – shkroi Edini në rrjete sociale.

Ky falënderim nuk është thjesht një akt personal. Është një pasqyrë e një realiteti të ri: Shqipëria është më pranë Luginës. Dhe në këtë afrim të ndjeshëm, figura e Ambasadorit Bardhyl Canaj zë një vend qendror.

Që nga dita kur mori detyrën në Beograd, ka më shumë Shqipëri në Luginë: jo nëpër letra, por në realitet. Në fjalë të mbajtura e premtime të përmbushura. Në terren, aty ku duhet të jetë përfaqësuesi i shtetit amë.

Ambasadori Canaj nuk njeh distanca. Rruga prej 800 kilometrash vajtje-ardhje nuk është pengesë për të, por përditshmëri e një misioni që e merr me seriozitet dhe zemër. Ai është aty: në çdo event kulturor, sportiv, arsimor, ekonomik, social. Jo për protokoll, por për praninë që u jep shqiptarëve ndjesinë se nuk janë më të harruar.

Ai nuk bën dallime politike. Për të, të gjithë shqiptarët janë të barabartë, janë vëllezërit e tij. Kjo qasje bashkuese, larg interesave partiake, është një shembull i rrallë në një hapësirë shpesh të përçarë.

Në fushën e arsimit, ndikimi i tij është i prekshëm: më shumë kuota për studentët nga Lugina në universitetet e Shqipërisë, më shumë mbështetje për të rinjtë që kërkojnë dije dhe më shumë perspektivë për familjet që dikur ndiheshin të harruara.

Z. Canaj po sjell në Luginë personalitete nga më të spikaturit e jetës publike shqiptare, dhe njëkohësisht po i hap rrugë të rinjve luginas që të jenë më të pranishëm në Shqipëri: në institucione, në kulturë, në arsim e në vendimmarrje.

Koordinimi i tij me Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme është model. Ai nuk kërkon vëmendje mediatike, por rezultat konkret. Nuk flet shumë, por bën shumë. Prandaj edhe quhet me plot të drejtë diplomati i heshtur, që flet me vepra.FJALA E REDAKTORIT: Diplomati i heshtur.

COMMENTS