HomeNë fokus

Bujanoci në mesin e 10 komunave në Serbi – siguron mbi 8.7 milionë dinarë nga fondet qendrore

  Komuna e Bujanocit ka arritur një sukses të rëndësishëm, duke u renditur në mesin e vetëm dhjetë komunave në tërë Serbinë që kanë përfit

Fjala e redaktorit: Në mes dy zjarreve
SHBA TË PËRFSHIHEN INTENSIVISHT PËR T’I DHËNË DREJTIM DHE DINAMIKË RAJONIT
Memeti emërohet ndihmës i kryetarit të komunës së Bujanocit

 

Komuna e Bujanocit ka arritur një sukses të rëndësishëm, duke u renditur në mesin e vetëm dhjetë komunave në tërë Serbinë që kanë përfituar mjete nga Kabineti i ministrit për pajtim për vitin 2025.

Sipas kryetarit të komunës, Arbër Pajaziti, Bujanoci ka siguruar mbi 8.7 milionë dinarë, të cilat do të përdoren për ndërtimin e rrjetit të kanalizimit në një pjesë të qytetit ku kjo nevojë ka qenë prej kohësh e shprehur nga banorët.

“Ky është një hap konkret drejt përmirësimit të jetës së përditshme për qytetarët tanë. Ky rezultat nuk është rastësi, por fryt i një pune të përkushtuar, planifikimi të kujdesshëm dhe këmbënguljeje që të kursejmë buxhetin komunal dhe të sjellim sa më shumë investime nga jashtë,” thekson Pajaziti.

Ai shton se çdo fond i siguruar për Bujanocin është dëshmi se puna me përgjegjësi dhe përkushtim jep rezultat. “Ne do të vazhdojmë me të njëjtin ritëm, sepse Bujanoci e meriton më shumë,” përfundon ai.

 

COMMENTS