HomeAktuale

Rexhepi i drejtohet BE-së: Lugina e Preshevës nuk duhet të anashkalohet në vizitat zyrtare!

  Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Enkel Rexhepi, i është drejtuar zyrtarisht Delegacionit të Bashkimit Evropian në Serbi, duke shp

DEKLARATË PËR OPINIONIN PUBLIK TË KRYETARIT TË TRUPIT KOORDINUES DR. ALEKSANDAR MARTINOVIQ DHE DREJTORIT TË PËRKOHSHËM TË SHËRBIMIT TË TRUPIT KOORDINUES NENAD MITROVIQ
Reagon Pajaziti: Përgjegjës për prishjen e shumicës shqiptare janë PD dhe PVD
Arifi përmbledh aktivitetet e vitit 2022

 

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Enkel Rexhepi, i është drejtuar zyrtarisht Delegacionit të Bashkimit Evropian në Serbi, duke shprehur shqetësimin për mospërfshirjen e Luginës së Preshevës në agjendën e vizitës së Përfaqësueses së Lartë të BE-së për Punë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, gjatë qëndrimit të saj në rajon javën e kaluar.

Sipas Rexhepit, mospërfillja institucionale e një rajoni me shumicë shqiptare, ku çdo ditë dokumentohen shkelje të të drejtave të njeriut, përbën një gabim serioz politik dhe moral nga ana e përfaqësuesve të lartë të BE-së.

Pasivizimi i adresave, një praktikë e raportuar nga vetë Këshilli i Evropës dhe Parlamenti Evropian, ka lënë mijëra shqiptarë pa të drejtë vote, pa qasje në shërbime publike dhe jashtë jetës institucionale – thuajse janë fshirë administrativisht,” thekson kreu i KKSH.

Rexhepi gjithashtu ngriti çështjen e vizitave të njëanshme në veri të Kosovës, ku zyrtarët evropianë dëgjojnë zërin e komunitetit serb, ndërsa shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës vazhdojnë të injorohen sistematikisht.

Trajtimi i pakicave nuk mund të jetë selektiv. Të drejtat e njeriut janë universale dhe nuk mund të zbatohen me standarde të dyfishta”, theksoi ai, duke kërkuar që Lugina e Preshevës të përfshihet në agjendat dhe vizitat zyrtare të BE-së, si rajon që përballet përditë me diskriminim institucional.

Këshilli Kombëtar Shqiptar, sipas Rexhepit, do të vazhdojë angazhimin për të mbrojtur të drejtat e qytetarëve shqiptarë në Luginë dhe për të kërkuar përfaqësim të barabartë në të gjitha proceset vendimmarrëse dhe ndërkombëtare.

COMMENTS