Qeveria e Kosovës ka miratuar sot projekt buxhetin për vitin 2025 në vlerë prej 3.6 miliardë euro. Mes tjerash, parashihet një fond prej 4 milion
Qeveria e Kosovës ka miratuar sot projekt buxhetin për vitin 2025 në vlerë prej 3.6 miliardë euro. Mes tjerash, parashihet një fond prej 4 milion euro për Luginën.
Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, është shprehur se kjo u bë e mundur fal letrës së saj dërguar ekzekutivit kosovar ditë më parë.
Postimi i Sinanit:
Një hap i madh për Luginën e Preshevës!
Sot, pas shkresës që iu drejtova Kryeministrit Albin Kurti për rritjen e fondit për Luginën e Preshevës, u miratua një vendim historik, duke rritur mbështetjen me 4 milionë euro për vitin 2025! Ky fond do të investohet në arsimin, kulturën, sportin, si dhe në sektorët e rëndësishëm të bujqësisë dhe blegtorisë.
Ky është një hap i rëndësishëm drejt krijimit të kushteve më të mira për zhvillimin ekonomik dhe sigurimin e të drejtave të shqiptarëve në këtë rajon. Me këtë mbështetje, ne do të forcojmë identitetin tonë kombëtar dhe do të investojmë në të ardhmen e të rinjve tanë.
Jemi të bindur se me përkushtimin e Qeverisë, do të ndërtojmë një të ardhme më të ndritur për Luginën dhe qytetarët e saj. Bashkë mund të arrijmë gjithçka!
COMMENTS