HomeAktuale

Mustafi e pranon dështimin e qeverisjes, pjesë e të cilit ishte subjekti i tij

Kryetari i degës së PVD-së në Bujanoc, Ragmi Mustafi, e ka pranuar mos transparencën e pushtetit lokal në Bujanoc gjatë kohë që qeveriste edhe sub

Kryetari Pajaziti falënderon presidenten Osmani për angazhimin në mbrojtje të shqiptarëve të Luginës
Varrosen dy anëtarë të familjes Idrizi në Tërnoc (foto & video)
Arifi takon nxënësit e “Naim Frashëri”

Kryetari i degës së PVD-së në Bujanoc, Ragmi Mustafi, e ka pranuar mos transparencën e pushtetit lokal në Bujanoc gjatë kohë që qeveriste edhe subjekti i tij.

Ai ka shpërndarë një tekst të portalit “Bujanovaçke” i cili flet për rradhitjen e komunave në Serbi për nga niveli i transparencës.

Megjithatë, pa u futur në detaje, Mustafi ka shmangur periudhën kur është bërë hulumtimi i indeksit të transparencës për këtë vit.

Poashtu, kryetari i degës së PVD-së, me apo pa dashje, nuk ka përmendur edhe vitet e fundit të pozitave të transparencës, ku për fat të keq, Bujanoci ishte përsëri në fund.

Në bazë të publikimeve të LTI “Transparenca në Serbi” ( shih foto) shihet se Bujanoci nuk ka lëvizur fare nga pozitat e fundit në katër vitet e fundit, dmth në periudhën kur partia e Mustafit ishte pjesë e qeverisjes lokale.

Hulumtimi për këtë vit është bërë në shtator, në kohën kur qeverisja e re kishte vetëm një muaj në detyrë, por kjo nuk e amniston aspak atë që nga viti i ardhshëm të përmirësojë rejtingun e kësaj komune në transparencë.

Dihet botërisht se një nga predispozitat e donatorëve për të mbështetur ndonjë projekt apo e investitorëve potencial ka të bëj në radhë të parë me transparencën.

Mustafi e di këtë fare mirë, ndërsa i përket edhe atij, duke qenë këshilltar në Kuvendin Komunal ( në mungesë të iniciativave eventuale nga pushteti) të propozojë politika që përkojnë me rritjen e transparencës.

COMMENTS