HomeUncategorized

Forcimi i dialogut interkulturor përmes artit dhe edukimit

Sot, në Shtëpinë e Kulturës “Vuk Karaxhiq” në Bujanoc, u mbajt tribuna me temë: “Forcimi i dialogut ndërkulturor përmes artit dhe edukimit”, projekt

Reagim: Vuçiq t’i ndalë thirrjet për përsëritjen e gjenocidit ndaj boshnjakëve
“Agallërt” shkatërrojnë kundërshtarët
Turqia dhuron autoambulancë për Bujanocin


Sot, në Shtëpinë e Kulturës “Vuk Karaxhiq” në Bujanoc, u mbajt tribuna me temë: “Forcimi i dialogut ndërkulturor përmes artit dhe edukimit”, projekt i Bashkësisë Kulturore Shqiptare “Perspektiva”, i mbështetur financiarisht nga Trupi Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.
Në këtë tribunë ishin të pranishëm nxënës të Shkollës së Mesme “Sezai Surroi” me mësim në gjuhën shqipe, pastaj Shkolla e Mesme “Sveti Sava” me mësim në gjuhën serbe, profesorë, përfaqësues nga istitucionet kulturore, drejtori i Shtëpisë së Kulturës Adem Hasani, përfaqësuesi i Trupit Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Mevegjë, Bjtulla Mustafi etj.
Për rolin dhe rëndësinë e dialogut ndërkulturor në hapësirat multietnike sic janë Presheva, Bujanoci dhe Medvegja, foli Sevdail Hyseni, drejtues i OJQ Perspektiva, pastaj profesori Hysen Saqipi nga Shkolla e Mesme “Sezai Surroi” në Bujanoc dhe profesori Stefan Janjiq, nga Shkolla e Mesme “Sveti Sava” etj.
Nxënësit e dy shkollave të mesme në Bujanoc, lexuan pjesë të shkurtëra nga një referat i gjatë lidhur me projektin “Forcimi i dialogut ndërkulturor përmes artit dhe edukimit”, për komunat: Bujanoc dhe Preshevë, i cili synon të nxisë dialogun ndërkulturor dhe mirëkuptimin mes të rinjve përmes artit, promovimin e tolerancës, respektit dhe vlerave të përbashkëta kulturore të të gjitha komuniteteve etnike: shqiptarëve, serbëve dhe romëve, që jetojnë me shekuj në këto zona multietnike.
Në ditën vijuese do të zhvillohen edhe disa aktivitete lidhur me dialogun interkulturor, përmes tribinave, seminare, ekspozitave, video-filmave dhe anketës me të rinjtë se sa është i pranishëm dialgu ndërkulturor në këto hapësira multietnike të Luginës së Preshevës.

COMMENTS