HomeShoqëri

Ndahen kontratat për bizneset nga mjetet e Trupit Kordinues

Në një solemnitet rasti të zhvilluar në sallën e vogël të shtëpisë së kulturës, sot shpërndamë kontratat për subvencionimin e ndërmarrësve në vler

Zyrtare: Ja sa vota siguroi koalicioni i shqiptarëve në gjithë Serbinë
Nënshkruhet marrëveshja e koalicionit qeverisës në Bujanoc
Drejtuesit e deridjeshëm të Bujanocit me postime për mandatin e kaluar

Në një solemnitet rasti të zhvilluar në sallën e vogël të shtëpisë së kulturës, sot shpërndamë kontratat për subvencionimin e ndërmarrësve në vlerë prej 20.755.287,71 dinarë, mjete këto të siguruara nga buxheti i Trupit Kordinues.

“Me përfaqësuesit e këtij institucioni dhe kolegët nga Presheva dhe Medvegja, ndamë gjithsejt 9 kontrata për ndërmarrësit të cilët kanë në plan të zgjerojnë kapacitetet e tyre prodhuese”, është shprehur kryetari i Bujanocit, Arbër Pajaziti.

“Shpresojmë se këto donacione do të ndikojnë në shtimin e vendeve të reja të punës si bazament për zhvillimin ekonomik të rajonit tonë.

Me buxhetin e vitit 2025 komuna e Bujanocit planifikon ndarje solide të mjeteve për bizneset lokale, pozicion ky i cili këtë vit nuk është realizuar për shkak të menaxhimit joadekuat të pushtetit të kaluar”, ka thënë ndër të tjera Pajaziti.

COMMENTS