HomeAktuale

SIMPO me fabrikë të re në Bujanoc, punësohen 50 persona

U.d. i drejtorit të Trupit Kordinues, Nenad Mitroviq, ka thënë  se Kompania SIMPO nga Vranja së shpejti do të hapë një fabrikë të re në Bujanoc.

PVD „ sakatoset „ në Breznicë
Unifikimi paszgjedhor i shqiptarëve të Bujanocit, çfarë solli takimi në KKSH? (Video)
Kamberi në Parlament: Po Shqipëria do të rrojë…(video)

U.d. i drejtorit të Trupit Kordinues, Nenad Mitroviq, ka thënë  se Kompania SIMPO nga Vranja së shpejti do të hapë një fabrikë të re në Bujanoc.

Ai tha se pritet të punësohen deri në 50 punëtorë.

„Bëhet fjalë për fabrikën e dikurshme SIMPEN, e cila tani është sërish në pronësi të  kompanisë nga Vranja.  Për momentin objekti i uzinës është duke u përshtatur dhe në të njëjtën kohë po punohet në përzgjedhjen e personelit, tha Mitroviq, njoftoi Shërbimi i Trupit Kordinues.

Kjo fabrikë do të prodhojë sërish sfungjerë dhe shkumë memorie.  Mitroviq thotë se prodhimi do të fillojë së shpejti.

Ai po ashtu tha se do të bisedojë me menaxhmentin e kompanisë nga  Vranja dhe do të kërkojë që gjatë përzgjedhjes të kenë parasysh strukturën nacionale në komunën e Bujanocit dhe t’u ofrojnë mundësi të gjithë qytetarëve pa dallim nacionaliteti.

Mitroviq po ashtu tha se Qeveria e Serbisë, përmes Trupit Koordinues, mbetet e përkushtuar për zhvillimin e kësaj fushe dhe krijimin e ambientit për një jetë më të mirë për qytetarët e saj.

COMMENTS