HomeNë fokus

Drejtuesit e Preshevës në ambasadat e Shqipërisë dhe Turqisë

Kryetarja e komunës së Preshevës, Ardita Sinani dhe zëvwndësi i saj, Ragmi Mustafa, kanë qëndruar në ambasadat e Shqipërisë dhe Turqisë në Beograd

Kryetari i Preshevës apelon për 8 milionë euro nga Kosova dhe Shqipëria
Kamberi bënë thirrje për peticionin e Qendrës Memoriale në Batajnicë
Koalicioni me bartës Shaip Kamberin dorëzon listën në KRZ

Kryetarja e komunës së Preshevës, Ardita Sinani dhe zëvwndësi i saj, Ragmi Mustafa, kanë qëndruar në ambasadat e Shqipërisë dhe Turqisë në Beograd.

Postimi i Sinanit pas takimit me ambasadorin e Shqipërisë:

Sot pata kënaqësinë të vizitoj Ambasadën e Shqipërisë në Beograd dhe të takoj Ambasadorin e nderuar, z. Bardhyl Canaj. Në këtë takim të veçantë, i shoqëruar nga zëvendës Kryetari i Komunës, z. Ragmi Mustafa, dhe shefi i kabinetit të Kryetares, z. Besim Shabani, mora urimet e përzemërta për zgjedhjen time si Kryetare e Komunës së Preshevës.

Ambasadori Canaj ofroi mbështetje konkrete për komunën tonë në një sërë fushash, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit dhe përkushtimit për zhvillimin e Preshevës. Kjo ndihmë vjen në një moment të rëndësishëm për ne, teksa vazhdojmë të punojmë për përmirësimin e jetës së qytetarëve tanë dhe për avancimin e projekteve të shumta që kemi në plan.

Mesazhi i Ambasadorit Canaj ishte jashtëzakonisht domethënës: “Ne jemi në Preshevë edhe kur nuk gjendemi fizikisht atje.” Këto fjalë përfaqësojnë angazhimin e vazhdueshëm të Shqipërisë për të qenë pranë nesh, për të na mbështetur dhe për të siguruar që zëri i Preshevës të dëgjohet gjithmonë.

Ky takim është një tregues i qartë se bashkëpunimi ndërmjet Komunës së Preshevës dhe institucioneve shqiptare do të vazhdojë të jetë i fortë dhe produktiv, duke synuar zhvillimin e përbashkët dhe ruajtjen e identitetit tonë kombëtar.

Postimi i Sinanit pas takimit me ambasadorin e Turqisë:

Sot pata kënaqësinë të zhvilloj një vizitë zyrtare në Ambasadën e Turqisë në Beograd, ku pata nderin të takoj Ambasadorin e Republikës së Turqisë, z. Hami Aksoy. Në këtë takim, isha e shoqëruar nga zëvendëskryetari i Komunës, z. Ragmi Mustafa, dhe shefi i kabinetit të kryetares së Komunës, z. Besim Shabani. Ishte një takim i frytshëm, ku mora urimet e drejtpërdrejta të Ambasadorit për zgjedhjen time si Kryetare e Komunës së Preshevës.

Në bisedimet tona, diskutuam për një sërë çështjesh të rëndësishme që prekin arsimin shqip në Preshevë, me theks të veçantë përfundimin e renovimeve të shkollës fillore “Ibrahim Kelmendi”. Po ashtu, u trajtua edhe nevoja për avancimin e projekteve arsimore, pranimin e librave shqip nga Shqipëria dhe njohjen e diplomave nga Kosova, si dhe mundësitë për organizimin e bursave dhe vizitave studimore për mësimdhënësit.

Një tjetër pikë kyçe e diskutimeve tona ishte mundësia e investimeve turke në Komunën e Preshevës. Kemi nevojë për bashkëpunime të reja dhe të qëndrueshme në sektorin ekonomik, dhe për këtë, mbështetja e një partneri si Turqia është e domosdoshme.

Ambasadori Aksoy ofroi mbështetjen e pakursyer të qeverisë turke për pushtetin aktual dhe përpjekjet tona për zhvillimin e qëndrueshëm të Preshevës. Ky është një hap i rëndësishëm për të ardhmen e komunës sonë dhe për një perspektivë më të mirë për brezat e ardhshëm.

Jam e bindur se përmes këtij bashkëpunimi, do të mund të realizojmë projekte që do të sjellin përfitime të dukshme për qytetarët tanë, dhe do të vazhdojmë të ndërtojmë ura të reja bashkëpunimi në shërbim të komunitetit tonë.

 

COMMENTS