HomePolitikë

PD në mbështetje të protestës së 12 gushtit

Partia Demokratike mbështet protestën e organizuar për identitet dhe dinjitet që do të mbahet të hënën e 12 gushtit 2024 në sheshin e Bujanocit.

Punime në Osllarë
Asfaltohet oborri i shkollës në Bujanoc
Hasani nderohet me mirënjohje

Partia Demokratike mbështet protestën e organizuar për identitet dhe dinjitet që do të mbahet të hënën e 12 gushtit 2024 në sheshin e Bujanocit.

“Përkundër përpjekjeve të vazhdueshme të faktorit politik shqiptar që diskriminimin ndaj shqiptarëve ta paraqes në tryezën e bisedimeve si me faktorë vendor, e posaçërisht me ata ndërkombëtar, rezultatet e këtyre bisedimeve nuk kanë dhënë rezultat, e si rrjedhojë pasivizimi vazhdon të jetë brenga kryesore e shqiptarëve të Luginës, e pasuar me mosnjohjen e diplomave, ndalimin për përdorimin e lirshëm të simboleve kombëtare, diskriminimi në punësim …”, thuhet në kumtesën e PD-së.

“Ndaj, Partia Demokratike konsideron se protesta paqësore është një mjet demokratik për të shprehur pakënaqësitë e shqiptarëve në Luginë ndaj diskriminimit të vazhdueshëm të politikës së Beogradit zyrtar, dhe fton të gjithë shqiptarët e komunave Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë që të protestojnë masovikisht dhe në mënyrë paqësore”, përfundon kumtesa nga Shërbimi për Informim i PD-së.

COMMENTS