HomeAktuale

Drejtuesit e deridjeshëm të Bujanocit me postime për mandatin e kaluar

Drejtuesit e deridjeshëm të komunës së Bujanocit me anë të postimeve në Facebook kanë komentuar ecurinë e mandatit të kaluar katërvjeçar në kuadër

Çfarë deklaruan akterët e zgjedhjeve në Bujanoc
Nuk ka zbutje të masave
Fejtoni: Një tregim serbo-shqiptar: Mbërrijnë Legija dhe “beretat e kuqe”,  më pas edhe Koshtunica  (pjesa 29)

Drejtuesit e deridjeshëm të komunës së Bujanocit me anë të postimeve në Facebook kanë komentuar ecurinë e mandatit të kaluar katërvjeçar në kuadër të pushtetit lokal.

Nagip Arifi- ish kryetar i komunës

Të dashur qytetarë të Komunës së Bujanocit,

Pas katër viteve qeverisje, sot ishte dita e fundit për këtë mandat si kryetar komune.

Ashtu siç e kërkon demokracia, në mënyrë krejtësisht transparente, dorëzova mandatin e kryetarit të Komunës së Bujanocit.

Ndjehem shumë mirë kur pas vete kam lënë shumë projekte të realizuara në interes të qytetarëve tanë. Jam munduar me tërë kapacitetin tim t’i shërbej të gjithë qytetarëve pa dallim etnie, feje apo përkatësie politike.

Rruga ime politike ka filluar shumë herët, edhe atë në vitet e ’90-ta, atëherë kur rrezikohej substanca jonë kombëtare. Në atë kohë, edhe pse shqiptarët ishin shumicë në Komunën e Bujanocit, ishin padrejtësisht të përfaqësuar, ngase ligji që aplikohej ishte tejet diskriminues, ku shqiptarët mund të përfaqësoheshin në Kuvend me maksimum 12 këshilltarë nga gjithsej 41 të tillë.

Është dashur të zhvillohet një luftë nën organizimin e UÇPMB-së dhe të bien 28 dëshmorë për të ardhur deri te ndryshimet pozitive.

Me këtë rast, mes shumë ndryshimeve, u ndryshua edhe ligji zgjedhor, ku shqiptarët në vitin 2002 arritën që për herë të parë të udhëheqin Komunën e Bujanocit.

Prej vitit 2002 e deri dje, shqiptarët kanë qenë shumicë në çdo organ vendimmarrës në komunën tonë. Rezultatet e punës së deritanishme janë evidente, e sidomos në përmirësimin e infrastrukturës dhe punësimit. Vendbanimet shqiptare kanë qenë pa infrastrukturë, kurse komunën e kam gjetur me vetëm 6 shqiptarë. Sot, kur kthehem në retrospektivë shoh se kemi bërë shumë punë të mëdha së bashku, kurse komunën tani po e lë me mbi 70% shqiptarë të punësuar, pa llogaritur edhe të punësuarit në ndërmarrjet publike ku themelues është komuna.

Përkundër këtyre arritjeve në nivel lokal, shqiptarët vazhdojnë të jenë të diskriminuar kur bëhet fjalë për punësimin në organet republikane. Shqiptarët vazhdojnë të jenë të nënpërfaqësuar në Gjykatë, Shëndetësi, Postë, Polici, Doganë e në disa organe tjera edhe pa përfaqësim fare.

Mirëpo, askush nga ne, nuk e ka menduar që do të vije një ditë që shqiptarët të jenë të nënpërfaqësuar edhe në pushtetin lokal, në dy institucionet kryesore vendimmarrëse, në Kuvendin Komunal dhe në Këshillin Komunal, shqiptarët të jenë pakicë, edhe pse rezultatet e fundit të popullësisë shqiptarët i nxjerrin me 62%.

Në vend që të bëjmë hapa progresive, nga dje Bujanoci bëri shumë hapa mbrapa duke na kujtuar vitet e ’90-ta.

Në fund, falemnderoj të gjithë qytetarët e komunës sonë për mbështetjen e madhe që ma kanë dhënë, e sidomos gjatë mandatit 2020-2024, ku me krenari udhëhoqa një koalicion mbarëshqiptarë, e që u përkraha nga 26 këshilltarë shqiptarë të Kuvendit Komunal që përfaqësonin rreth 13.000 votues shqiptarë.

Një falemnderim të veçantë edhe për të gjithë bashkëpunëtorët e mi, punëtorët e administratës komunale, këshilltarët e Kuvendit Komunal, anëtarët e Këshillit Komunal, partnerët e koalicionit qeverisës, e sidomos zv.kryetarin e komunës dhe kryetarin e Kuvendit Komunal. Përulje për familjen time që ishte gjithmonë krah meje.

Ne do të vazhdojmë të ecim përpara, edhe për shumë punë që na presin.

Ju falemnderit!

Shqiprim Musliu- ish zëvendës kryetar i komunës

Sot edhe zyrtarisht përmbylla rrugëtimin tim si Zëvendës Kryetar i Komunës së Bujanocit.

Përgjatë këtyre katër viteve jam munduar me gjithë qenien time të jem në shërbim të qytetarëve pa dallime etnike, duke i pritur e diskutuar hallet dhe problemet e tyre e duke u munduar të bëjmë zgjidhje me mundësitë tona.

Falënderoj të gjithë për bashkëpunimin gjatë këtyre viteve e i kërkoj ndjesë çdo qytetari për lëshimet dhe gabimet tona eventuale.

Nga sot Komuna e Bujanocit do të ketë Zëvendës Kryetar z.Aleksandër Millosheviq, i cili do ta ushtroj funksionin e tij në bazë të marrëveshjes së koalicionit që kanë.

Enver Ramadani-ish kryetar i kuvendit komunal

Të dashur qytetar të Bujanocit,

Sot kam përfunduar mandatin tim në krye të parit të Kuvendit të Bujanocit duke dorëzuar edhe detyrën zyrtarisht.

Për gjatë kësaj periudhe 4 vjeçare kam punuar me nder dhe përkushtim maksimal duke u agazhuar për përmirësimin e kushteve dhe nevojave të qytetarëve të Komunës sonë.

Kemi arritur të senzibizojm dhe sigurojmë fakte të mjaftueshme të faktuara si asnjëherë më parë duke mbledhur të dhëna zyrtare nga instutucionet shtetërore( nëpërmjet komisarit për qasje në dokumente me rendesi) mbi perfaqsimin e shqiptarëve ne organe shtetrore me qëllim faktimin e tyre tek faktori ndërkombëtar.

Lidhja dhe përkushtimi për forcimin e bashkëpunimit me Prishtinën dhe Tiranën ishin qensore njeherit nevoja dhe përkujdesin e shtetit të Kosovës dhe Shqipërisë për Komunën tonë.

Antarsimi i Bujanocit në Unioni i Bashkive shqiptare, ndarja e mjeteve falas nga R. Kosovës Qeveria e Republikës së Kosovës për nxënësit e shkollave fillore, Binjakëzimi me qytetin e Gjirokastrës Flamur Golemi ,lidhja e Bujanocit drejtpërdrejt me Tiranën Bashkia Tiranë Romina Kuko , duke financuar Palestrën Sportive në Shkollën Fillore Naim Frashëri Bujanoc Erion Veliaj , ishin qasja dhe vizioni ynë për të siguruar lidhje të reja për qytetin tonë dhe rritja e bashkëpunimit me Kosovën dhe Shqipërinë.

Dje më shumë se gjysmën e Bujanocit e humbëm duke ia falur atyre që po na diskriminojnë e pasivizojnë, duke i ndarë atyre ajo që na perket neve nga pjesa e jonë, e mos marr aspak prap nga ajo që na perket neve por ku ata vendosin.

Bujanoci nga sot qeveriset nga 8 shqiptar(Apn) , 13 serb(Sns 7, G. Qytetar5 dhe 1 S. Arsiq) dhe 2 rom SPP, që përbëjnë gjithsej 23 këshilltarë.

18 shqiptar të vetëm (Pvd, Lpd, Pd) jan në opozitë por përbëjnë 70% të votave të shqiptarëve.

E Këshilli Komunal i përbërë nga 9 anëtar e që është qeveria lokale përbëhet nga 3 shqiptar, 5 serb dhe 1 Rom.

Nënshtrimi ndaj tyre është i patolerueshëm, gabimi dhe lakmia tejet e kushtueshme për shqiptarët!

Zoti ti udhëzojë!

COMMENTS