HomeNë fokus

Pajaziti në takim te kryeministri Kurti

Udhëheqësi i Frontit për Ndryshim në Bujanoc, Arbër Pajaziti, është takuar në Prishtinë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Për rrjedhën e

APN dënon presionin ndaj Behar Mustafës
Lutfiu: Në vend të mbrojtjes së Ligjit, emërimi i gjykatësve të rinj po e shkel atë
Sali Salihi i PD-së kandidat për deputet në Koalicionin e Shqiptarëve të Luginës

Udhëheqësi i Frontit për Ndryshim në Bujanoc, Arbër Pajaziti, është takuar në Prishtinë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Për rrjedhën e takimit Pajaziti është shprehur përmes Facebookut.

Postimi i tij:

Bashkë me Leventin, sot u pritëm ngrohtësisht nga kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti.

Pasi na uroi për suksesin e arritur në zgjedhjet e fundit lokale, me kryeministrin diskutuam rrjedhat aktuale politike në Bujanoc dhe Luginë.

E ritheksuam orientimin tonë për bashkëpunim të patjetërsueshëm me institucionet e Republikës së Kosovës.
Prania e Kosovës në Luginë, veçmas në Bujanoc, është imediate për qëndresën e shqiptarëve në trojet e veta.

Mbështetja e Qeverisë së Republikës së Kosovës është domosdoshmëri dhe nevojë e kohës në të cilën ndodhemi por edhe e sfidave të cilat na presin.

Një Kosovë e fuqishme, një Bujanoc stabil.

COMMENTS