HomeAktuale

Në prag koalicioni qeverisës në Bujanoc

Marrëveshja për bashkëqeverisje me pushtetin lokal të Bujanocit është shumë afër arritjes, shkruan FOLonline. Siç merret vesh, fituesi i zgjedh

Arbër Pajaziti: Masat e Serbisë për fshirjen e adresave të Shqiptarëve në Bujanoc 
Për momentin i vetmi Pajaziti: Lufta e UÇK-së ishte e drejtë
Agjenda: Ditët e Komandant Lleshit

Marrëveshja për bashkëqeverisje me pushtetin lokal të Bujanocit është shumë afër arritjes, shkruan FOLonline.

Siç merret vesh, fituesi i zgjedhjeve lokale, Fronti për Ndryshim, i ka përafruar shumë qëndrimet me listat zgjedhore që përfaqësojnë serbët dhe romët lokal.

Burimet e mediumit njoftojnë se parashihet që Frontit t’i takojë 65 përqind e të gjitha pozitave në pushtetin lokal.

Kujtojmë se ditëve të fundit, treshja LPD, PD, PVD kanë zhvilluar bisedime intenzive me listën zgjedhore “ Dr.Dejan” për marrëevshje koalicioni.

Madje, në takimin e fundit ishin paraqitur ofertat konkrete për ndarjen e pushtetit.

Seanca konstituive e Kuvendit Komunal është caktuar për datën 30 korrik.

COMMENTS