Një grup i deputetëve të Parlamentit Evropian ka kërkuar përmes një letre nga Qeveria e Serbisë zbatimin e marrëveshjeve ndaj shqiptarëve të Lugi
Një grup i deputetëve të Parlamentit Evropian ka kërkuar përmes një letre nga Qeveria e Serbisë zbatimin e marrëveshjeve ndaj shqiptarëve të Luginës.
Letrën e ka zbardhur deputeti Shaip Kamberi.
Postimi i tij:
Ditë e rëndësishme për shqiptarët e Luginës së Preshevës! 🇪🇺🇦🇱
Sot, Parlamenti Evropian ka bërë një hap të rëndësishëm për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve në Luginë!
Përmes një letre zyrtare, të nënshkruar Viola Von Carmon, Rainer Wieland, Michael Gahler dhe Thijs Reuten: kanë kërkuar Qeverisë së Serbisë të respektojë dhe implementojë të gjitha marrëveshjet e nënshkruara që nga Marrëveshja e Konçulit e vitit 2001, duke siguruar afirmimin dhe mbrojtjen e plotë të të drejtave të minoritetit shqiptar.
Në këtë letër, Parlamenti Evropian i kujton qeverisë serbe se:
👉 Shqiptarët në Luginë vazhdon të përballet me forma të ndryshme diskriminimi, përfshirë ‘pasivizimin’, dhe ka qasje të kufizuar në arsim, punësim dhe kujdes shëndetësor.
👉 Janë renditur pesë çështje kryesore që duhet të adresohen nga Qeveria e Serbisë për të siguruar barazi dhe mosdiskriminim për shqiptarët.
👉 Mos adresimi i këtyre çështjeve rrezikon stabilitetin rajonal dhe rrugën e Serbisë për në BE.
Një falenderim i madh për 🇽🇰 Qeverinë e Kosovës, në veçanti Kryeministrin Albin Kurti dhe Zv. Kryeministrin Besnik Bislimin, për mbështetjen e tyre të çmuar dhe vizionin e tyre në proceset lobuese për të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës.
Sot, më shumë se kurrë, duhet të jemi të bashkuar për të siguruar një të ardhme më të mirë për shqiptarët e Luginës së Preshevës!
COMMENTS