HomeNë fokus

92 kuota dhe bursa për studentët e Luginës së Preshevës në Universitetin Politeknik të Tiranës

" Një mundësi e jashtëzakonshme është hapur për të rinjtë e Luginës së Preshevës! Falë bashkëpunimit të ngushtë midis Ambasadës së Republikës së S

Nënshkruhet marrëveshja e koalicionit qeverisës në Bujanoc
Këshilli Kombëtar Shqiptar pranë fëmijëve shqiptarë në Sanxhak
Dëgjim në Kongresin Amerikan për Luginën (video)

” Një mundësi e jashtëzakonshme është hapur për të rinjtë e Luginës së Preshevës! Falë bashkëpunimit të ngushtë midis Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Beograd, Universitetit Politeknik të Tiranës dhe Këshillit Kombëtar Shqiptar, janë ndarë 92 kuota dhe bursa për studime në nivelin bachelor dhe master për studentët nga Lugina”.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i KKSH-së, Enkel Rexhepi, i cili theksoi rëndësinë e kësaj mundësie për fuqizimin e të rinjve përmes arsimit cilësor dhe integrimit të tyre në sistemin universitar shqiptar.

Programet e ofruara përfshijnë:

📌 Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike

  • Inxhinieri Mekanike, Inxhinieri Materiale, Inxhinieri Ekonomike

📌 Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit

  • Inxhinieri Elektronike, Telekomunikacione, Informatikë (Bachelor & Master)
  • Teknologji Informacioni dhe Inxhinieri Software (Master Profesional)

📌 Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit

  • Inxhinieri Ndërtimi, Hidroteknike, Mjedisi, Gjeodezi (Bachelor & Master)
  • Profile të specializuara në Strukturë, Infrastrukturë, Trajtim Uji, Energjetikë etj.

📌 Fusha e Inxhinierisë Gjeologjike dhe Energjisë

  • Inxhinieri e Naftës dhe Gazit, Gjeoinformatikë, Gjeologji Inxhinierike dhe Hidrogjeologji, Petrologji (Bachelor & Master, profesional dhe shkencor)

📌 Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës

  • Arkitekturë Interieri dhe Dizajn, Urbanistikë, Restaurim Monumentesh Kulture

 

COMMENTS