HomeShoqëri

46 tableta për filloristët e Bujanocit

Konferenca e Përhershme e Qyteteve dhe Komunave dhe Komuna e Bujanocit kanë nënshkruar sot kontratën rreth donacionit të 46 tabletave MEDIACOM Sma

Rasti deponia: komuna ndan 500.000 për Komunalinë, u kërkuan 1.5 milion
Sinani: Serbia ende nuk e ka gadishmërinë për tu përballur me realitetin
Arifi: Presim jetësimin e Fondit Kombëtar të Solidaritetit për Luginën

Konferenca e Përhershme e Qyteteve dhe Komunave dhe Komuna e Bujanocit kanë nënshkruar sot kontratën rreth donacionit të 46 tabletave MEDIACOM Smartpad.

“Tabletat i kanë pranuar drejtorët e shkollave fillore të komunës së Bujanocit, të cilët do t’iu shpërndahen nxënësve me kushte të rënda socio-ekonomike”, njofton faqja zyrtare e komunës në Facebook.

“Vlera e një tablete është 14.990,00 dinarë pa TVSh, kurse vlera e përgjithshme kap shumën prej 689.540,00 dinarëve.

Ky donacion është në kuadër të projektit “Forcimi i kapaciteteve lokale për implementimin e Agjendës 2030 dhe parimit “Mos e leni askend anash”, në bashkëpunim me projektin regjional “Të drejtat sociale për grupet e ndjeshme”, e të cilën e implementon Gesellschaft fur Internationale Zusammenarbeit (GIZ)”  përfundon njoftimi.

COMMENTS