HomeNë fokus

35 mijë euro për lobim të shqiptarëve të Luginës

Qeveria e Kosovës sot ka ndarë 35 mijë euro për Luginën e Preshevës me kërkesë të Këshillit Nacional Shqiptar dhe përfaqësuesve shqiptarë. Krye

Kush është personi që plaçkiti shtetasit e huaj në autostradën afër Vranjës?
Arifi: Nëse jo nga Kosova, nga kush mund të kërkojë ndihmë Lugina?
Qazimi: Askush nuk mund ta njollos luftën e UÇPMB-së

Qeveria e Kosovës sot ka ndarë 35 mijë euro për Luginën e Preshevës me kërkesë të Këshillit Nacional Shqiptar dhe përfaqësuesve shqiptarë.

Kryeministri Albin Kurti tha se përmes këtyre mjeteve, Kosova ndihmon shqiptarët e tri komunave shqiptare në Serbi për aktivitetet e tyre lobuese.

“Edhe në këtë pikë Ministria e Financave bën ndarjen e mjeteve buxhetore prej 35 mijë euro. Mjetet ndahen sipas kërkesës së Këshillit Nacional Shqiptar dhe përfaqësuesit të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit me qëllim të mbështetjes së aktiviteteve të tyre lobuese”, tha Kurti.

Shqyrtimin e Kërkesës së Këshillit Nacional Shqiptar dhe përfaqësuesve të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit për mbështetje financiare e prezantoi zëvendëkryeministri Besnik Bislimi.

Ndërkohë, FOLonline merr vesh se me këto mjete shumë shpejt mund të realizohet vizitë e një delegacioni nga Lugina në SHBA.

 

COMMENTS