HomeUncategorized

23-vjeçari nga rrethina e Bujanocit arrestohet pasi dyshohet se qëlloi me armë pas ndeshjes Serbi–Shqipëri

Policia në Bujanoc ka vënë në pranga V. A. (23), nga rrethina e këtij qyteti, nën dyshimin se më 11 tetor, menjëherë pas përfundimit të ndeshjes s

Kamberi: Protestat pro-ruse në Serbi produkt i një klime të tillë shoqërore
Kamberi drekë pune me Ambasadorin e OSBE-së
Spastrim etnik pa pikë gjakimi në Luginën e Preshevës

Policia në Bujanoc ka vënë në pranga V. A. (23), nga rrethina e këtij qyteti, nën dyshimin se më 11 tetor, menjëherë pas përfundimit të ndeshjes së futbollit midis përfaqësueses së Serbisë dhe  Shqipërisë, ka qëlluar me armë zjarri nga një veturë në lëvizje.

Sipas njoftimit të Drejtorisë së Policisë në Vranjë, ndaj të riut rëndon dyshimi për veprën penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

“Me urdhër të prokurorit kujdestar të Prokurorisë Themelore Publike në Vranjë, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh. Pas përfundimit të afatit ligjor, ai do t’i dorëzohet prokurorisë së bashku me kallëzimin penal. Policia po vazhdon punën në ndriçimin e plotë të rastit,” thuhet në njoftimin zyrtar.

Autoritetet nuk kanë dhënë detaje shtesë lidhur me motivet, llojin e armës apo nëse ka pasur persona të tjerë të përfshirë. Hetimet janë në vijim.

COMMENTS