HomeShoqëri

20 bursa dhe konvikt falas për maturantët e Luginës në Elbasan

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Enkel Rexhepi, ka bërë të ditur se janë siguruar 20 bursa studimi si dhe akomodim falas në konvikt për mat

Panairi i 10-të i Bletarisë në Bujanoc
Kamberi dhe Rexhepi takime me përfaqësues të Bundestagut dhe institucione gjermane
APN me ftesë publike: Të bëhemi bashkë si në 2020-ën

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Enkel Rexhepi, ka bërë të ditur se janë siguruar 20 bursa studimi si dhe akomodim falas në konvikt për maturantët shqiptarë nga Lugina e Preshevës që dëshirojnë të vazhdojnë studimet në Elbasan.

Sipas njoftimit, kjo mundësi është realizuar falë bashkëpunimit me Universitetin “Aleksandër Xhuvani” dhe Bashkinë e Elbasanit, të cilat kanë marrë përsipër mbulimin e bursave dhe shpenzimeve të banimit në konviktet publike.

Në kuadër të këtij bashkëpunimi, përfaqësues të Këshillit Kombëtar Shqiptar, së bashku me ambasadorin Bardhyl Canaj, kanë organizuar një vizitë studimore dhe promovuese për rreth 50 maturantë nga Presheva dhe Bujanoci në Elbasan.

Gjatë vizitës, maturantët janë njohur nga afër me kushtet e studimit dhe programet që ofron universiteti, përmes prezantimeve nga rektori dhe dekanët e fakulteteve.

Rexhepi theksoi se në një kohë sfidash në arsim, mundësi të tilla për të rinjtë shqiptarë të Luginës janë të rëndësishme dhe duhet shfrytëzuar maksimalisht.

Ai ka ftuar të gjithë maturantët e interesuar që të informohen pranë Këshillit Kombëtar Shqiptar për të përfituar nga kjo mundësi studimi.

COMMENTS