HomeShoqëri

15 milionë dinarë për 33 shoqata të qytetarëve nga Kabineti i ministrit Novica Tonçev

Kabineti i Ministrisë për Komunat e Pazhvilluara i cili udhwhiqet nga Novica Tonçev ka nënshkruar  kontratat me 33 shoqata të qytetarëve në kuadër

KRZ azhuron rezultatet, komisionerët serbë dhe vëzhguesit e zgjedhjeve me vërejtje në procesverbal
Në Zvicër bashkohen shoqatat shqiptare nga Lugina
Ja sa mjete u tubuan për KF “ Tërnoci “ dhe kush nga sa i dhuroi

Kabineti i Ministrisë për Komunat e Pazhvilluara i cili udhwhiqet nga Novica Tonçev ka nënshkruar  kontratat me 33 shoqata të qytetarëve në kuadër të  “Programit të finansimit të projekteve me interes publik” në vlerë prej 15 milionë dinarëve.

„Kjo është një përpjekje tjetër e Kabinetit tim për t’iu mundësuar qytetarëve të komunave të pazhvilluara t’i afrohen kategorive më të zhvilluara, dhe siç i vendosim vetes qëllimin, të përparojmë në këto komuna, të jetojmë më mirë dhe me cilësi më të mirë.

Duke realizuar këtë dhe të gjithë projektet e tjera, ne duam të tregojmë se çdo person, çdo bashki është e rëndësishme për ne dhe se askush nuk do të lihet jashtë „, tha  me këtë rast ministri, Novica Tonçev.

Gjatë ceremonialit të nënshkrinit të kontratave me përfaqësuesit e shoqatave të qytetarëve, Tonçev u zotua se vitin e ardhshëm do të ketë më shumë mjete për komunat e pazhvilluara.

Ndryshe, kjo ministri dje kishte organizuar edhe një vizitë për OJQ-të  në Parkun Shkencoro-Teknologjik në qytetin e Nishit.

COMMENTS