HomeNë fokus

1000 libra për bibliotekën e qytetit dhe shkollat lokale

Në Komunën e Bujanocit u prit një delegacion i kryesuar nga Sazan Guri, në praninë dhe me mbështetjen e Ambasadorit të Republikës së Shqipërisë në

Kryetari Pajaziti në takim me përfaqësuesit e UNHCR-it në Serbi
Pajaziti: Nuk bëhemi pjesë e pushtetit aktual, por synojmë rrëzimin e tij
Sheshi shndërrohet në arenë motokultivatorësh dhe hekrishtash

Në Komunën e Bujanocit u prit një delegacion i kryesuar nga Sazan Guri, në praninë dhe me mbështetjen e Ambasadorit të Republikës së Shqipërisë në Serbi, Bardhyl Canaj.

Gjatë takimit me kryetarin, Arbër Pajaziti, u nënshkrua Memorandum Bashkëpunimi me Akademinë Alternative “Rrënjët Tona”, duke vendosur bazat për projekte konkrete në fushën e kulturës dhe arsimit.

Sipas kryetarit, Sazan Guri i dhuroi komunës një libër si shenjë respekti dhe bashkëpunimi, ndërsa u dakordua që Komuna e Bujanocit të përfitojë 1000 libra, të cilat do të shpërndahen në bibliotekën e qytetit dhe në shkollat lokale.

Nga ana e tij, kryetari Pajaziti i ndau një mirënjohje Sazan Gurit për kontributin dhe angazhimin në promovimin e dijes dhe vlerave kombëtare, ndërsa falënderoi edhe Ambasadorin Bardhyl Canaj për mbështetjen e vazhdueshme në këtë bashkëpunim që cilësohet i rëndësishëm për komunën.

COMMENTS