HomeShoqëri

Zv/Reisi Saqipi, vizitoi Ambasadën e Katarit në Beograd

Një delegacion i Rijasetit të Bashkësisë Islame në Serbi, në krye me zëvendës/reisin Myftiun Nexhmedin ef. Saqipi, vizituan Ambasadën e Kata

Pajaziti pret përfaqësuesit e BE-së
Kamberi: Nuk do të votojmë për Daçiqin, sepse ai bëri thirrje për fshehjen e varrezave masive
Tërnoci shkon për fitore në Medvegjë

Një delegacion i Rijasetit të Bashkësisë Islame në Serbi, në krye me zëvendës/reisin Myftiun Nexhmedin ef. Saqipi, vizituan Ambasadën e Katarit të akredituar në Beograd, të cilët i priti zyrtarisht shkëlqesia Ambasadori Faris Al-Naimi.

Gjatë takimit zv/Reisi Saqipi e njoftoi Ambasadorin Faris Al-Naimi për zhvillimet fetare në Serbi dhe në Luginë të Preshevës, për sfidat dhe të arriturat e këtij institucioni të lartë fetar në shkallë republike.

Gjithashtu, gjatë këtij takimi Ambasadori Faris Al-Naimi, u nda i kënaqur nga vizita e delegacionit, duke shprehur gatishmërin e tij që së shpejti të vizitoj Luginën e Preshevës, për të shikuar mundësinë e realizimit të projekteve me rëndësi për popullatën e këtij rajoni.

COMMENTS