HomeShoqëri

N.P. Komunalia: Rikthehet furnizimi i rregullt me ujë në Breznicën e Ulët

Përmes një njoftimi në faqen e saj zyrtare në Facebook, N.P. Komunalia ka njoftuar se është zgjidhur problemi me ujë të pijshëm në Breznicë të ulë

Pa integrim të mirëfillt të pakicave nuk ka Serbi evropiane
Promovohen dy libra në Luginë
Bashkëpunim akademik midis Tiranës dhe Beogradit

Përmes një njoftimi në faqen e saj zyrtare në Facebook, N.P. Komunalia ka njoftuar se është zgjidhur problemi me ujë të pijshëm në Breznicë të ulët.

Njoftimi i plotë:

Pas më shumë së 10 vite të ballafaqimit me problemin  e furnizimit me ujë, me në fund është zgjidhur kjo brengë për këta qytetarë. E gjithë kjo ka ndodhur fal intervenimit i cili  është realizuar këto ditë ku është sanuar defekti dhe është dizajnuar një zgjidhje shumë  e mirë dhe afatgjate, e cila ofron siguri për furnizim konstant me ujë madje edhe në ditët me vapë e temperatura të larta.

Vlenë të ceket që kjo zgjidhje e ofruar ka sjellur edhe benefite të tjera duke reduktuar kostot shtesë si dhe duke ulur shpenzimet ne masë mjaftë të madhe si psh: Eleminim i avarisë(humbje e ujit pa nevojë), kursim i energjisë elektrike, kursim i klorit,kursim i punës së pompave…etj.

Duhet theksuar që kjo mungesë e ujit ka qenë si pasojë që nga fillimi i instalimit jo adekuat, me ç’ rast ka pësuar popullata e asaj ane.

Edhe njëhere urime për banoret e Breznicës se ulët, ta gëzoni e ta shfrytëzoni për nevojat tuaja!

COMMENTS