HomeAktuale

Vizita e Presidentit Begaj në Bujanoc (përmbledhje)

Vizita e Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, në Bujanoc dhe në Luginën e Preshevës u vlerësua nga përfaqësuesit institucionalë

Pritje nga ambasadori i Norvegjisë dhe shefi i misionit të OSBE-së
Vendimi për targa, a do të ketë lehtësime për qytetarët e Luginës?
Kamberi refuzon mirënjohjen e Trupit Koordinues të Qeverisë së Serbisë

Vizita e Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, në Bujanoc dhe në Luginën e Preshevës u vlerësua nga përfaqësuesit institucionalë shqiptarë si një ngjarje historike dhe një dëshmi e rritjes së vëmendjes së shtetit shqiptar ndaj kësaj treve.

Kryetari i Komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, tha se gjatë takimit me presidentin u diskutuan hapur sfidat me të cilat përballet Lugina e Preshevës, duke theksuar rëndësinë e koordinimit me institucionet e Shqipërisë dhe mbështetjen e vazhdueshme përmes projekteve konkrete. Ai veçoi edhe angazhimin e ambasadorit të Shqipërisë në Beograd, Bardhyl Canaj, ndërsa bëri të ditur se nga Presidenti Begaj mori garanci se përkrahja e shtetit shqiptar për Luginën do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Deputeti Shaip Kamberi e cilësoi vizitën si një moment të rëndësishëm për shqiptarët e Luginës së Preshevës, duke theksuar se ajo përfaqëson përkushtimin institucional të Shqipërisë për mbrojtjen e identitetit, të drejtave dhe zhvillimit të komunitetit shqiptar. Sipas tij, Lugina po zë gjithnjë e më shumë vend në agjendën e Republikës së Shqipërisë.

Ndërkaq, kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Enkel Rexhepi, e vlerësoi vizitën e Presidentit Begaj në KKSH si një ditë historike, duke theksuar se ajo përcolli mesazhin se shqiptarët e Luginës nuk janë vetëm dhe se zëri i tyre dëgjohet në institucionet më të larta të shtetit shqiptar.

Vizita e Presidentit Begaj u shoqërua nga Ambasadori i Shqipërisë në Beograd, Bardhyl Canaj, ndërsa u vlerësua si një hap i rëndësishëm në forcimin e lidhjeve institucionale ndërmjet Shqipërisë dhe shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

COMMENTS