HomeShoqëri

Vihet gurthemeli: Breznica dhe Karaçeva më lehtë përmes urës së re

Në dalje të fshatit Breznicë, sot është vënë gurthemeli i urës e cila do të lidhë komunën e Bujanocit me atë të Kamenicës. Në inagurimin e këti

Kamberi pjesëmarrës në shënimin e “Besëlidhjes së Lezhës”
RIK shpall rezultatet preliminare të zgjedhjeve parlamentare: Shqiptarët mbesin pa deputet?
Zv/kryetari Musliu viziton familjet e dëshmorëve

Në dalje të fshatit Breznicë, sot është vënë gurthemeli i urës e cila do të lidhë komunën e Bujanocit me atë të Kamenicës.

Në inagurimin e këtij projekti morrën pjesë kryetarët e komunave përkatëse, Nagip Arifi i Bujanocit dhe Qëndrim Kastrati i Kamenicës.

Duke folur për rëndësinë e kësaj ure, kryetari Arifi është shprehur se ky do të jetë vetëm njëri në vazhdën e projekteve që do të realizohen në bashkëpunim me Kamenicën.

“Së bashku me kryetarin e komunës së Kamenicës Qëndron Kastratin vendosëm gurthemelin për ndërtimin e urës që lidhë dy komunat, respektivisht fshatin Breznicë dhe Karaçevë.

Gjatë takimit të parë më 22 Prill të këtij viti të zhvilluar në kabinetin e kryetarit Kastrati u dakorduam që ky projekt të fillojë sa më parë, dhe tani falë një bashkëpunimi të sinqert mes dy komunave filluam realizimin e këtij projekti që ka rëndësi jetike për banorët e dy fshatrave, por edhe për dy komunat fqinje.

Besoj që projekte të ngjajshme me komunën e Kamenicës do të realizojmë edhe në të ardhmen”, është sbprehur Arifi.

COMMENTS