HomeNë fokus

Vendimi për ndërprerjen e punimeve në Preshevë, reagon Memeti

Kryetari i Alternativës për Ndryshim, Visar Memeti, ka reaguar ndaj një vendimi të Organit të Përkohshëm në Preshevë i cili udhëhiqet nga Ragmi Mu

Përfundojnë procedurat e ndihmave të njëhershme nga KKSH, nesër caktohet shuma
Pajaziti: Kauza shqiptare po shndërrohet në agjendë personale
Arifi takon drejtorët e shkollave

Kryetari i Alternativës për Ndryshim, Visar Memeti, ka reaguar ndaj një vendimi të Organit të Përkohshëm në Preshevë i cili udhëhiqet nga Ragmi Mustafa i Partisë Demokratike Shqiptare për ndërprerjen e punimeve në terren deri në sjelljen e një vendimi tjetër.

Reagimi i Memetit:

Kryetari i zarfit të Beogradit paska dhënë urdhër që të ndalohen të gjitha punimet që janë duke u zhvilluar në komunën e Preshevës.

Siç e dini, pushteti i ALTERNATIVËS, po zhvillonte një sërë punimesh për projekte të rëndësisë së madhe për komunitetin dhe qytetin me rrethinë.

Ndër të tjera, projekt afatgjatë – nga bashkëpunimi me Bashkia Tiranë i cili i dedikohej ardhmërisë së vendit dhe ngritjes së cilësisë në arsim, ishte projekti në shkollën fillore “Dituria” në Corroticë. Projekt ky, i shumëkërkuar dhe shumëpritur nga banorët e këtij fshati.

Për kryetarin e zarfit nga Beogradi – prej nga ku vjen, është mëse normale që të prish një raport të shëndoshë mes bashkisë Tiranë me Preshevën, e rëndësishme është shefi i tij të jetë i kënaqur me të.

Projekt tjetër shumë i rëndësishëm, të cilin pushteti i zarfit e ka stopuar, është edhe Ambulanca në fshatin Leran, projekt ky i cili është vetëm se në përfundim e sipër. Banorët e Leranit dhe fshatrave përreth tani janë në mëshirë të fatit për të kryer shërbime shëndetësore.

Ky pushtet, nuk u mjaftua me aq, ndaloi edhe Projektet Kapitale; atë të Stadiumit të Qytetit, Parkun Qendrorë e Muzeun e Qytetit.

Ragmi Mustafa, vendimet e para në pushtet i ka për të prishur raportin dhe bashkëpunimin me Tiranën zyrtare; për të dëmtuar siç e kishte bërë shumë kohë më parë arsimin, shëndetësinë e kulturën.

Mirësevini në komunën e privatizuar nga kryetari i zarfit – Mustafa.

COMMENTS